Paralizohet Aeroporti
26.01.2012 (komentet: 0)
.Disa fluturime me aeroplanë janë anuluar të mërkurën dhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, me ç’rast ka pasur edhe vonesa të fluturimeve.Përpos Thaçit, as ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper, nuk ka mundur të aterrojë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë të mërkurën.Edhe zyrtarët e Aeroportit kanë konfirmuar anulimin e së paku tri fluturimeve. Altin Ahmeti, zëdhënës i ANP-së, ka thënë për “Zërin” se gjatë ditës e mërkurë janë anuluar tri fluturime, kurse ai mohon të ketë pasur vonesa në realizimin e fluturimeve të planifikuara gjatë kësaj dite.“Kompani të që kanë anuluar fluturimet gjatë ditës e mërkurë janë “Austrian Airways”, “EdelWeiss Air”, dhe “Pegassus”, ka thënë Ahmeti.Ai ka shtuar se Aeroporti është dukë funksionuar normalisht dhe pista është e pastër, por, sipas tij, varet prej pilotëve se a do të aterrojnë apo jo. Ai ka shtuar se nuk ka pasur ndonjë informacion për vonesa gjatë ditës, edhe pse ato ishin të publikuara në faqen zyrtare të ANP-së, ku shiheshin vonesat e aterrimeve dhe nisjeve të shumë aeroplanëve.Edhe drejtuesit e agjencive më të mëdha turistike në vend kanë konfirmuar vonesa të mëdha në realizimin e fluturimeve. Vonesa ka pasur në fluturimet për në Gjermani, Austri, Turqi, etj.
info-sot


Shto koment