Opozita përgatit mocion kundër prezantimit me fusnotë
22.02.2012 (komentet: 0)
Partitë opozitare, por edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e kanë kundërshtuar gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës që të pranojë prezantimin në nisma rajonale me emrin Kosovë dhe me fusnotë që i referohet Rezolutës 1244.
Pasi ka parë kundërshtimet, të hënën shefi i qeverisë i ka quajtur ”antiamerikanë dhe antieuropianë” të gjithë ata që vënë dilema për përdorimin e Rezolutës 1244”.
Por “antiamerikanët dhe antieuropianët” e kryeministrit Thaçi po koordinohen.
Që nga e diela pasdite kanë filluar konsultimet mes partive opozitare dhe deputetëve të pakënaqur brenda koalicionit PDK-AKR.
Qëllimi është që të mblidhen vota të mjaftueshme për të mbështetur një iniciativë të opozitës. Opozita do të kërkojë një rezolutë të Kuvendit të Kosovës kundër çfarëdo prezantimi tjetër të Kosovës në çfarëdo nisme, pos prezantimit si Republika e Kosovës.
Në këtë mënyrë, opozita po mundohet që të parandalojë marrëveshjen e mundshme në Bruksel dhe të ndalë pajtimin që Kosova të prezantohet me fusnotë.


Shto koment