Një mandat, 100 mijë euro!
29.01.2012 (komentet: 0)
Gazeta “Zëri” ka siguruar listën e pagave dhe të ardhurave të tjera që ka përfituar Hasani, sipas së cilës, për ish-rektorin secili vit ka qenë më frytdhënës sesa viti paraprak. Madje, sipas trendit të rritjes së të hyrave nga njëri vit në tjetrin, sikur të rizgjidhej edhe një mandat, xhirollogaria bankare e tij do të “pasurohej” goxha shumë, ndërsa e kundërta do të ndodhte me atë të universitetit.
Kjo duket se ia ka lënë “ëmbël” ish-rektorit, i cili vetëm në fund të vitit 2011 kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që punëtorët e Gjykatës Kushtetuese të shpërblehen me pagën e trembëdhjetë, për “punën e madhe” që kanë bërë, kërkesë kjo që nuk është realizuar nga ekzekutivi kosovar.


Shto koment