Në Uglarë Ngordhin 60 dele nga uji i kontaminuar i deponisë

22.02.2012 (komentet: 0)

DEPONIA RAJONALE E PLEHRAVE NËN ADMINISTRIM TË MA-SË DËMTON BANORËT E FSHATIT UGLAR

 

GJILAN, 20 SHKURT - Avdyl Sejdiut nga Uglari i Gjilanit i kanë ngordhur 60 dele nga uji i kontaminuar i deponisë rajonale të mbeturinave. Ai thotëse jeta e tij dhe e banorëve të Uglarit po bëhet çdo ditë e më e vështirë nga uji i kontaminuar që vjen nga basenet e deponisë. ”Mbrëmë kam gjetur 60 krerë dele të ngordhura, si pasojë e konsumimit të ujit të ardhur nga depoja e mbeturinave dhe kërkoj nga Komuna e institucionet përgjegjëse të marrin masa”, shprehet Sejdiu.

Ismet Hajdini, drejtor i Inspektoratit në Gjilan, thotë se disa herë janë bërë vërejtje e janë gjobitur menaxherët e saj, por pa dobi. Hajdini njofton se është vërtetuar edhe nga veterinarët se ngordhja e deleve ka ndodhur nga uji i kontaminuar. Edhe më herët banorët e këtij fshati janë ankuar për ngordhje bagëtish  si pasojë e ujit. Edhe vetë zyrtarët e Inspeksionit kanë dalë nëterren dhe i kanë parë delet të ngordhura.“Inspektorati disa herë ka dhënë vërejtje më shkrim e me gojë krerëve të kësaj deponie, por që ajo as që katentuar ta përmirësonte menaxhimin e mbeturinave dhe vazhdimisht shkakton probleme qytetarëve tëkësaj ane‘’, thotë Hajdini. Ai thekson se kanë adresuar kërkesa edhe në Ministrinë e Ambientit për ta ndëshkuar këtë kompani, e cila është e licencuar nga vetë ajo, për ta bërë rregullimin e  menaxhimit të mirëfilltë të  mbeturinave, por që kjo e fundit nuk po merr ndonjë hap konkret.

 Bajram Isufi, drejtor i ‘’Higjienës‘’ ,thotë se kompetencat për menaxhimin e kësaj deponie duhet t’i kalojnë  po ‘’Higjienës’’,  ngase ajo më së miri di të menaxhojë mbeturinat’’ . Më 2008 është marrë përsipër të menaxhohet kjo deponi nga‘’Higjiena’’ dhe me shumë sukses kemi arritur ta bënim, por që edhepse kemi kërkuar të kishim kompetenca për menaxhim të përhershëm Ministria e Ambientit nuk lejon që ne t’i marrim ato. 

Ndërkaq Avdulla Haxhiu, drejtor i kompanisë aktuale për menaxhimine mbeturinave, e cila është e kontraktuar nga Ministria e Ambientit, nuk qe i gatshëm të jepte ndonjë të dhënë lidhur me punën e kësaj kompanie me arsyetim se ishte i zënë.  Ndërkohë që për deponinë e mbeturinave, e cila gjendet në fshatin Velekincë të Gjilanit, si pasojë e keqmenaxhimit dhe pa përgjegjësisë nga drejtuesit, shprehen banorët e fshatrave Velekincë e Uglar , të cilët që nga viti 2003, kur edhe është ndërtuar kjo deponi po vazhdojnë të ballafaqohen me një situatë të keqe.(Koha Ditore)

Kthehu mbrapa

Shto koment