Ndërpritet seanca gjyqësore ndaj Limajt dhe të tjerëve

31.01.2012 (komentet: 0)

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është ndërprerë sot seanca gjyqësore në procesin ndaj deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish ushtarëve tjerë të UCK-së.


Pala mbrojtëse ka kërkuar përjashtimin e prokurorit, Maurisio Salustro nga çështja, pasi sipas dorëshkrimeve të dëshmitarit X dhe deklaratave të familjarëve të tij , ai i ka marrë dëshmitë e X-it me presion psikologjik. Trupi gjykues është tërhequr në pritje të një vendimi i cili do të merret deri të enjten nga kryeprokurori i EULEX-it, ndërsa seanca e radhës do të mbahet të hënën

Kthehu mbrapa

Shto koment