Nazif Cungu: Nuk do ta hjek flamurin shqiptar

11.02.2012 (komentet: 0)

Kryetari i komunës së Ulqinit,z.Nazif Cungu u deklaroi se nuk do të hjek flamurin shqiptar nga kabineti i tijë, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk është kundër ligjit.

 

Nazif Cungu ka deklaruar për gazetën e përditëshme Dan se edhe paraardhësi i tij, ish kryetari Gëzim Hajdinaga, e mbajti flamurin Shqiptar në kabinet. Nazif Cungu ka thënë se flamurin e ka gjetë aty, në zyrë, kur e kishte marrë detyrën e kryetarit të komunës.

"Unë respektojë edhe njërin edhe tjetrin flamur dhe flamujt janë për tu respektuar" ka thënë kyetari Cungu, dhe se flamuri do të qëndroj aty, sepse kjo nuk është e paligjshme.

Kryetari i komunës së Ulqinit,z.Nazif Cungu tha se "këtë pyetje deri tani askush nuk e ka shtruar, dhe mendojë se Mali i Zi e sidomos Ulqini duhet të merret më shumë me çështje ekonomike dhe sociale" . (http://www.visit-ulcinj.com)

Kthehu mbrapa

Shto koment