Mustafa: Qeverinë mund ta rrëzojmë nesër
29.01.2012 (komentet: 0)
“Ne mundemi nesër ta rrëzojmë Qeverinë, në qoftë se bëhemi bashkë opozita, se kurrkush nuk i ka garantuar Hashim Thaçit që mund të mbetet, ose Qeveria e tanishme, kjo pozitë, deri në vjeshtën e 2013-s”, ka thënë Mustafa për “Koha Ditore”.
Sipas tij, aktualisht duhet përqendruar në procesin e reformës për zgjedhjet presidenciale dhe ato nacionale.
Mustafa ka thënë të mos ketë pretendime për të kandiduar për postin e presidentit, zgjedhja e të cilit, sipas tij, do të bëhej edhe në 2013-n nëse nuk pastrohen listat zgjedhore dhe nuk garantohet pjesëmarrje e mjaftueshme e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ndërsa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që për zgjedhje nacionale të mund të hyjë si koalicion parazgjedhor me AAK-në, apo edhe me ndonjë parti tjetër.
Ajo për çka ka garantuar Mustafa është se kandidati i LDK-së do të bëhet kryeministër në rast se ky subjekt politik do të jetë në Qeveri. /Telegrafi/


Shto koment