Mustafa: Nuk kemi asnjë rajon, fshat apo shtëpi të izoluar nga bora

15.02.2012 (komentet: 0)

Përfaqësues më të lartë të Komunës së Gjilanit thanë se reshjet e borës në Komunën e Gjilanit janë të përballueshme, dhe se këtë e dëshmon më së miri gjendja në teren, ku për këto ditë është arritur që të mbahen rrugët kryesore të hapura në të gjithë territorin e Komunës, falë edhe mobilizimit të kompanive private dhe të qytetarëve.



Në takimin e Bordit të Drejtorëve, kreu i komunës Qemasjl Mustafa,  ka thënë se deri më tani nuk kemi asnjë rajon, fshat apo shtëpi të izoluar nga bora, megjithëse ka edhe vështirësi gjatë qarkullimit.

Mustafa,  njoftoi Bordin për punët intensive që janë duke i bërë njerëzit kompetent brenda Komunës, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore, kompanitë vullnetare dhe qytetarët. 

“Të gjithë bashkërisht jemi në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë më në nevojë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, nga ana tjetër Behar Mehmeti, drejtor i Shërbimeve Publike, tha se përqendrimi i drejtorisë ka qenë që borën ta largojnë nga zonat e thella malore, për të mos lejuar një trashësi të borës apo edhe bllokim eventual të rrugëve për në ato fshatra. 

Ndërsa Xhemajl Salihu, drejtor i Shëndetësisë, tha se përkundër që është kryer projekti i dimërimit të familjeve skamnore, kemi filluar përsëri shpërndarjen e pakove ushqimore edhe për mbi 150 familje dhe pajisjen me lëndë djegëse për 100 të tjera. Gjithashtu ai theksoi edhe mobilizimin e mjekëve me ekipe mobile për të ofruar shërbimet sa më afër qytetarëve, në këtë kohë të përkeqësimit të motit. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment