Mustafa i përgjigjet AKK-së: Kompania ime ka qarkullim zero

28.01.2012 (komentet: 0)

Ka folur sot kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, pas kërkesës së Agjencia Kundër Korrupsionit bërë Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan që të fillojë procedurat kundërvajtëse ndaj tij, për shkak sendodhet në konflikt të interesits duke qenë pronar i "Frutta Viva".



Në një konferencë për media, Mustafa ka thënë se “Frutta Viva”, është organizatë fiktive dhe ka zero qarkullim. 

Ai nuk e konteston të drejtën e AAK-së për t`u marrë me këtë çështje, në aspektin ligjor, por thotë se ky biznes është fiktiv dhe ka zero qarkullim, për shkak se dy nga gjashtë bashkëthemeluesit gjenden jashtë vendit dhe nuk kanë mundur ta shuajnë edhe ligjërisht kompaninë “Frutta Viva”, që është regjistruar më 14.09.2006.

"Për shkak të tërheqjes të katër bashkëthemeluesve, kjo kompani nuk ka funksionuar asnjëherë dhe më pas, më 2006, unë dhe pronari i Kompakt Group, Mustafa Shala kemi themeluar biznesin tjetër ”Viva Frutta”, i cili funksion dhe i kryen të gjitha obligimet ndaj shtetit, gjë që mundtë verifikohet edhe në ATK", tha Mustafa.  

Në biznesin “Viva Frutta”, Mustafa ka thënë se ai nuk është person i autorizuar, por është njëri  nga dy aksionarët, me 15 për qind dhe kjo, sipas tij, nuk paraqet konflikt interesi sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ai ka rikujtuar se aksione në biznese të ndryshme kanë zyrtarë tjerë, madje ka edhe njëri nga zëvendëskryeministrat.

Mustafa kritikoi AKK-në, e cila, siç tha ai “e ka bërë mizën buall”, duke u marrë sic tha me imtësi. 

“Ky është një dëm i madh për mua si kryetar Komune dhe partinë time”, tha ai, duke sqaruar se edhe AAK-së i kishte kërkuar që ta verifikojë gjendjen, gjë të cilën nuk e ka bërë, prandaj ka krijuar një zhurmë të panevojshme në opinion.  

Ndryshe, sipas tij, kompania “Viva Frutta”, që është një biznes legal, merret me ruajtjen dhe pjekjen e bananeve, të cilat më pas i plason në tregun kosovar.

Mustafa ka thënë se të gjitha këto fakte do t`i ofrojë në gjykatën për kundërvajtje, ku është dërguar kërkesa e AAK-së për fillimin e një procedure kundërvajtëse dhe është i bindur se e vërteta do të dalë në shesh.

Kthehu mbrapa

Shto koment