“Mikesha” serbe e Kurtit, ortake e Petrit Selimit e Shkëlzen Maliqit
10.02.2012 (komentet: 0)
Një numër i madh i tyre janë pronarë të disa kompanive të regjistruara në Prishtinë që merren me biznese të natyrave të ndryshme, duke filluar prej atyre të partneritetit në tregti, eksport-import, konsultime etj.
Fshehin bizneset në Agjencinë Kundërkorruposion
Shumica bizneseve të cilat këta zyrtarë të lartë të partisë në pushtet i kanë të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë nuk i kanë lajmëruar në Agjencinë e Kosovës për Kundërkorrupcion edhe pse kanë obligim ligjor që të deklarojnë pasurinë e tyre të gjithë zyrtarë e lartë të shtetit.
Burime të gazetës “Bota sot” kanë siguruar dokumente në të cilat bëhen të ditura edhe veprimtari e biznese të personaliteteve të larta zyrtare e politike të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë edhe ish-zyrtarë të SHIK-ut.
Por ajo që bie në sy në këto të dhëna është lidhja e Shkëlzen Maliqit me zyrtarë të PDK-së e madje edhe me emra serbësh. Në këtë drejtim më të “fortit” duket se janë vetë Maliqi dhe Petrit Selimi zëvendësministër i jashtëm i Kosovës.
/infosot/


Shto koment