Me referendumin në veri, Serbia cenon sovranitetin e Kosovës
14.02.2012 (komentet: 0)
Ky akt ilegal i cili do të prodhojë një rezultat ilegal dhe të papranueshëm, në mënyrë të drejtëpërdrejtë cenon sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ky veprim ilegal i Serbisë është në kundërshtim më Kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Për me tepër, ky akt i fundit i Serbisë kundër Kosovës, dëshmon qartë ambiciet e sëmuara dhe pretendimet territoriale të Serbisë në raport me Kosovën, thuhet më pas në kumtesë .
Qeveria e Republikës së Kosovës, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëj trysni tek Serbia qe t’i jap fund akteve të tilla ilegale të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë cenojnë integritetin territorial të shtetit tonë të pranuar ndërkombëtarisht. Aktet e tilla ilegale dhe të papërgjegjshme të Serbisë nuk i shërbejnë në asnjë menyrë avancimit të agjendës euroatlanike dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përfundon kumtesa.


Shto koment