Rrecaj ka thënë se mbrojtja e Limajt është e përgatitur për t’i hedhur poshtë këto dëshmi, në mënyrë që ato të mos njihen si prova që do të përdoren në gjyq.

Sipas Rrecajt, mbrojtja papranueshmërinë e këtyre dëshmive e ka argumentuar për gjykatën me shkrim, ndërsa sot të shkruarat e saj do t’i mbrojë me gojë.

Në seancat e mëparshme, mbrojtja ka kërkuar edhe zhvleftësimin e 47 dëshmive që prokurori Salustro i ka marrë pas nisjes së procesit gjyqësor, pasi kjo me ligjet e aplikueshme të vendit tonë, nuk lejohet.

Fatmir Limaj me nëntë bashkëluftëtarët e tij, kështu do ta vazhdojë luftën e tij për liri.

Për lirimin e këtyre njerëzve, do marshojnë sot në mesditë nga kompleksi universitar e deri te teatri, studentët e Universitetit të Prishtinës.