Mbikëqyrësit e AKI-së duan qasje në informatat TOP SEKRET
08.02.2012 (komentet: 0)

PRISHTINË, 7 SHKURT - Anëtarët eKomisionit parlamentar përmbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë kërkuar që t’i nënshtrohen procesit të verifikimit nga AKI-ja, me qëllim që të krijojnë qasje në informatat sekrete që mblidhen dhe përpunohen nga spiunët zyrtarë të shtetit. Aktualisht, asnjëri nga ta nuk mund të fusë në duar kurrfarë dokumenti “konfidencial” apo “topsekret”, për faktin se nuk janë të pajisur me leje të sigurisë, të cilat Departamenti i verifikimit, qëfunksionon në kuadër të AKI-së, ua lëshon vetëm personave që janë luajalë ndaj shtetit.
Për më tepër, asnjëri nga deputetët e Komisionit mbikëqyrës parlamentar deri tani nuk ka arritur të hyjë as brenda objektit ku përpunohen dhe klasifikohen informatat e mbledhura nga zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e AKI-së. Rrjedhimisht, ky komision,përkundër funksionit që ka, derimë tani nuk ka mundur të nxjerrë informata të rëndësisë së veçantë gjatë raportimeve të herëpashershme të drejtorit të AKI-së,Bashkim Smakaj. Kërkesa e deputetëve të këtij komisioni për t’u futur në filtrin e AKI-së, sipas informacioneve të “Kohës Ditore”, tashmë është proceduar në këtë agjenci, nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Insistues për të shkuar përpara ky proces dalin të kenë qenë edhedy deputetët e PDK-së, që në tëkaluarën kanë qenë pjesëtarë të Shërbimit Informativ të Kosovës, Fadil Demaku dhe Bekim Haxhiu. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë deputeti Demaku, gjatë një bisede të shkurtër telefonike për gazetën. Demaku, që njëherësh është edhe zv.kryetar i parë i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, ka thënëse për të nuk paraqet asnjë problem verifikimi i së kaluarës së tij, pasi është i sigurt se asnjëherë nuk ka bërë veprime që kanë rënë ndesh apo e kanë rrezikuar interesin e shtetit. “Gjatë takimit që kemi zhvilluar javën e kaluar me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, unë kam qenë ai që para tij i kam dhënë argumentet pse ne si deputetë që e mbikëqyrim punën e AKI-së, duhet t’i nënshtrohemi verifikimit”, ka deklaruar Demaku. “Pa dashur të paragjykoj se kush mund të dalë i pastër e kush jo, ai ka thënë se verifikimi do ta ketë efektin e vet, përfaktin se do ta heqë “mjegullën” mbi çdo deputet që është pjesë e komisionit parlamentar.“Kush është i mirë le ta gëzojë privilegjin për t’u informuar me të dhëna sekrete nga AKI-ja, e kush është i papërshtatshëm të merret vesh me partinë nëse duhet tëvazhdojë të qëndrojë edhe më tutje në komision, apo duhet që vendin t’ia lëshojë dikujt tjetër”, është shprehur Demaku.Ai është pajtuar me kryeparlamentarin Krasniqi, i cili gjatë takimit me anëtarët e komisionit e ka parë më të arsyeshme sikur verifikimi i deputetëve nga AKI-ja tëbëhej para futjes së tyre në komision.
Një nga deputetët e këtij komisioni, që për dallim nga Demaku, nuk ka parapëlqyer të identifikohet me emër, ka thënë se verifikimi i anëtarëve të komisionit nuk do të jetë i lehtë, pikërisht për faktin se brenda komisionit janë dy ish pjesëtarët e SHIK-ut. “Është pak e pritshme që AKI-ja të dalë me vlerësimin se këta dy deputetë kanë qenë pjesë e një shërbimi që nga shumë kushkonsiderohet të ketë qenë shërbim kriminal”, ka thënë ai. I njëjti ka shpjeguar se personat që i nënshtrohen verifikimit pashmangshëm duhet ta plotësojnë një pyetësor, brenda të cilit janë edhe pyetjet rreth kontakteve me shërbimet e jashtme të zbulimit dhe kontaktet me organizatat që veprojnë në kundërshtim me rendin kushtetues në vend. “SHIK-u konsiderohet si organizatë që vazhdon të funksionojë edhe në ditët e sotme, edhe pse formalisht është shpallur i shuar në qershor të vitit 2008.
Kjo padyshimqë është antikushtetuese”, ka thënëky deputet. Një ditë më herët, bindjen se SHIK-u është i “gjallë” e ka ripërsëritur kreu i LDK-së, partisë më të madhe opozitare në vend, Isa Mustafa. “Vetëm gjatë ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë shantazhesh të hapura nga njerëz të SHIK-ut brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Për infiltrimet e tilla të SHIK-ut, LDK-ja ka tërhequr vërejtjen disa herë gjatë viteve të fundit. Për ne është e papranueshme që SHIK-u të kontrollojë institucionet, që të shantazhojë deputetët dhe të tjerët dhe që të krijojë klimë mosbesimi në mesin e qytetarëve të vendit”, ka thënë Mustafa, duke iu referuar akuzave të bëra ditë më parë ndaj Albin Kurtit, nga deputeti i PDK-së i deklaruar si ish- zyrtar i SHIK-ut,Bekim Haxhiu.
Ky i fundit i kadhënë “ultimatum” liderit të VV-së që të tregojë për “lidhjet edyshimta“ me qarqe të caktuara serbe, deri më 8 shkurt, në të kundërtën, një ditë më vonë, do t’i bëjë ai publike informatat që i ka për Kurtin. Deklaratave të Mustafës u është kundërpërgjigjur brenda së njëjtës ditë ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli. “Është për keqardhje se në cilën rrugë të papjekurisë, anarkisë dhe nxitjes së urrejtjes po tentohet të drejtohet populli ynë nga një pjesë e politikës, të prirë dhe nga kryetarii LDK-së dhe shefi i opozitës, z. Isa Mustafa. Në vend të fokusimit në prioritete nacionale dhe krijimit e respektimi të stabilitetit të institucioneve, tentativa për t’u dhënë kahe imponuese politike, absolute dhe nxitëse gjërave sensitive në princip, pa bazën e fakteve dhe argumenteve dhe në rrugë joinstitucionale, të përkujton një kohë dhe mentalitet që popullit tonë i kanë kushtuar shumë në të kaluarën, me të persekutuar, të burgosur e tëvrarë”, ka thënë Veseli.
Burime brenda Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së kanë thënë se drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj,asnjë herë nuk ka pranuar të japë informata të klasifikuara para komisionit, me arsyetimin se nuk e di se “kujt po ia jep ato”. Por këtë e mohon deputeti i PDK së, Fadil Demaku. “Smakaj na ka informuar për të gjitha çështjet që ne e kemi pyetur. Për këtë ekzistojnë transkriptet e mbledhjeve që i kemi zhvilluar me të”, është shprehur ai.
Në bazë të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë, të vetmit persona që kanë të drejtë për të pasur qasje në informacione të klasifikuara pa disponuar “leje të sigurisë”, janë: presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari. Për të gjithë personat e tjerë, aplikohen tri lloje të procedurave të verifikimit të sigurisë: e thjeshtë, ezgjatur dhe e veçantë. E para bëhet për personat që dëshirojnë të kenë qasje në informatat “konfidenciale”, e dyta për ata që duan informacione të tipit “sekret”, ndërsa e treta aplikohet ndaj personave që kërkojnë të kenë qasje në informatat “top sekret”. Procedura e parë e verifikimit zgjat tre muaj, e dyta-gjashtë,ndërsa e treta, nëntë muaj nga dita e fillimit të saj.
Personat me leje të sigurisë që u lejon atyre qasje në informacione te klasifikuara si “KONFIDENCIALE”, i nënshtrohen verifikimit të ri në çdo dhjetë vjet, ndërsa personat me leje të sigurisë që u lejon atyre qasje në informacionet e klasifikuara si “SEKRET” ose “TEPËR SEKRET”, i nënshtrohen të njëjtit proces në çdo pesë vjet. Lejet e sigurisë edhe mund të revokohen nga autoriteti që i lëshon ato, në rast se personi që i është nënshtruar verifikimit është gjetur fajtor për vepër penale apo masë disiplinore, e cila është aq serioze sa që ai person duhet konsideruar rrezik i papranueshëm për sigurinë. (Koha Ditore)


Shto koment