Lunacek: I pëlqeu serbëve ose jo, zgjidhja është Plani i Ahtisarit
30.01.2012 (komentet: 0)
Lunacek në intervistë dhënë Radio Dukagjinit insiston se zgjidhja e vetme për atë pjesë është pakoja e Ahtisaarit.
“Unë mendoj se asnjë referendum në atë pjesë nuk do të ishte dobiprurës. Serbët në veri duhet të shikojnë atë se çfarë shkruan pakoja e Ahtisaarit, edhe nëse nuk iu pëlqen. Ata mund të kenë struktura të veta brenda territorit të Kosovës, mund të kenë autonomi, mund të mbajnë zgjedhje por të gjitha këto duhet të jenë konform asaj që shkruhet në Planin e Ahtisarit”, ka thënë Lunacek.
Sipas saj, serbët e Kosovës kanë kërkesa që nuk i përkrah as Qeveria e Serbisë.
“Do të ishte shumë dobiprurëse nëse ata mbështeten në këtë plan dhe nuk kërkojnë gjëra që nuk i mbështet as Qeveria e Beogradit”, ka theksuar Lunacek.


Shto koment