LDK: Fjalët për Universitetin e Gjilanit-fushatë parazgjedhore
09.02.2012 (komentet: 0)
Rënia e suksesit të nxënësve sivjet, në raport me vitin paraprak, sipas LDK-së, duhet ta brengosë më tepër ministrin, ngase MASHT-i e ka shpallur prioritet cilësinë e arsimimit.
Nismën e ministrit për themelimin e Universitetit të Gjilanit, LDK-ja e ka konsideruar fushatë parazgjedhore, ndërsa i ka bërë thirrje të parit të arsimit në vend që përpara se të vendoset për këtë gjë, të studiohen nevojat dhe kapacitetet për universitete të reja.
LDK-ja ka thënë se është e pritshme që ministri Buja tash e tutje të japë premtime për universitet, në çdo komunë të cilën do ta vizitojë.
Kështu, sipas LDK-së mund të krijohen vetëm “universitete”.



Shto koment