LDK do ti mirëpriste zgjedhjet e jashtëzakonshme në Gjilan
30.01.2012 (komentet: 0)
Për më tepër, Lutfi Haziri kryetar i LDK-së së Gjilanit, përveç se ka vlerësuar se do të ishte mirë po që se kryetari i komunës ta lirojë postin e tij, një gjë të tillë do të duhej ta bënte edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Izmi Zeka, për shkak të konfliktit të interesit.
Ai tha se Gjilani ka qeverisje jashtëzakonisht të keqe, në dëm të interesit të përgjithshëm të qytetarëve, pa investime dhe kjo komunë është e zhytur në një depresion të thellë ekonomik.
Haziri tha se Gjilani ka shumë probleme serioze për shkak të të cilave kryetari i komunës do të duhej ta lironte zyrën e tij. Në këtë kontekst ai tha se ka konflikteve të mëdha të interesave që udhëheqja komunale nga ana e PDK-së, që po e shkakton çdo ditë, në interes të vetin dhe në dëm të qytetarëve.
Po ashtu, Haziri tha se ka abuzime me fonde publike, me buxhetin komunal, abuzime me pronën publike, tjetërsimi i pronës për interes të grupeve dhe të individëve, mos zbatimi i vendimeve qeveritare, siç është rasti me Fidanishten e qyteti, ku, siç tha Haziri, planifikimi urban është bërë në kundërshtim mv ligjin dhe ndryshimi i këtij plani urban është krejtësisht për interesa grupore si dhe futja e komunës së Gjilanit në borxhe ilegale ka bërë që edhe ai pak biznes në komunën e Gjilanit, që përmes tenderimit merr punë, të jetë para kollapsit.
Po ashtu, janë degjeneruar edhe sektorët tjerë duke bërë që Gjilani të jetë pa agjende zhvillimore dhe i zhytur në depresion të thellë ekonomik dhe se shpresa e vetme, siç tha Haziri, është angazhimi i përbashkët i një fronti opozitarë, për të punuar për ndryshimet e domosdoshme që duhet të vijnë në komunë ne Gjilanit
Pikërisht, për këto probleme, Haziri tha se kryetari i komunës së Gjilanit do të duhej të mendojë largimin e tij nga zyra, e po ashtu edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, i cili është, kryetar i degës së PDK, dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe mbajtja e pozitës së kryesuesit është konflikt interesi, tha ai.
Për kreun e LDK-së së Gjilanit, nuk mundet zyrtari i lartë qeveritar me udhëheqë institucionet e qeverisjes lokale, nuk mundet me kryesua asamblenë komunale sepse është në kundërshtim me parimet themelore të qeverisjes lokale dhe të parimeve themelore të proceseve që po i kalojmë.
Edhe kryetari edhe kryesuesi, që ishin shënjestër të kritikave të tij, për Hazirin, po mbesin të betonuar në këto pozita për ti vazhduar keqpërdorimet.
Përndryshe, Haziri u deklaruar edhe rreth rastit më të fundit ku sipas Agjencisë Kundër Korrupsioni (AKK), kryetari i Gjilanit është i përfshirë në konflikt interesi duke qenë edhe kryetar komune, edhe person i vetëm i autorizuar i një biznesi, një gjë e cila është mohuar nga Mustafa në një sqarim të sotshëm, por se Haziri tha se edhe kjo është njëra prej shkeljeve të ligjit e cila fatkeqësisht ka bë të qartë që Mustafa nuk e përfillë ligjin dhe e interpreton sipas vullnetit të tij. /2lonline/


Shto koment