KY ËSHTË SPOTI I RI PËR KOSOVËN NË CNN

15.02.2012 (komentet: 0)

Është publikuar spoti për të cilin Qeveria e Kosovës do të paguajë një milion euro për promovimin e vendit në rrjetin mediatik amerikan CNN.

 

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pati thënë se kjo fushatë do të fillojë më 17 shkurt në katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Viteve të fundit, Kosova ka ndërmarrë një numër të fushatave promovuese. Pa marrë parasysh, këto kanë rezultuar me nevojën për vazhdimin e promovimit qoftë në nivelin politik, qoftë në atë të investimeve. Do të ketë për qëllim promovimin e potencialeve investive të Kosovës. Kjo fushatë do të fillojë më 17 shkurt në katër vjetorin e pavarësisë", pati thënë Kusari-Lila.

KLIKO per te pare klipin

Kthehu mbrapa

Shto koment