Kurti kundërshton emërimin e “ambasadorëve”

29.01.2012 (komentet: 1)

Rrjedhën e procesit për emërimin e ambasadorëve të rinj, e më pas edhe me performancën e kandidatëve që Ministria e Punëve të Jashtme i ka propozuar për t’i dërguar në dhjetë shtete të jashtme, kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, ka vendosur që presidentes Atifete Jahjaga bashkë me raportin e Komisionit pas intervistimit të të nominuarve për ambasadorë t’ia dërgojë edhe një vlerësim të vetin, të veçantë, që është skajshmërisht i ndryshëm nga vlerësimi i shumicës së anëtarëve të Komisionit Parlamentar.

 Në atë raport 24 faqesh, të cilin ka arritur të sigurojë “Koha Ditore”, Kurti e ka cilësuar tërë procesin e përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj joparimor, joligjor dhe rrjedhimisht të padobishëm për shtetin. Me këtë bindje, ai ka konsideruar se ky proces nuk meriton ta marrë fare bekimin e presidentes.


Megjithatë, anëtarët e Komisionit të kontaktuar nga gazeta, madje edhe disa nga radhët e opozitës, nuk janë pajtuar tërësisht me vlerësimin e Kurtit, dhe kanë theksuar se ai u ka “hyrë në hak” së paku disa prej kandidatëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Beqa | 29.01.2012

Ky po ua ban tarllabush. Hallall i koft. jo por nuk ban pa pas nga nji opozite te fort siq eshte VV. Jeni msu ju mos ja prish njani tjetrit, me e nda kulaqin. ky spo lyp kulaq.