Kurti: Duam dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme
01.02.2012 (komentet: 0)
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka këkruar dorëheqjen e qeverisë dhe shpalljen e zgjedgjeve të parakohshme.
"Është fatkeqësi e madhe që qeveria në vend se të bllokojë Serbinë destruktive, po i bllokon aksionet tona. Për të shkuar përpara, duhet të ndërrohet kjo qeveri. Ne duam që kjo të bëhet në zgjedhje të parakohshme. Pra, duam dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme - sa më shpejt aq më mirë", ka thënë Kurti.
Kreu i VV-së, e ka cilësuar kundërmocionin e PDK-së si një lloj grushtshteti, sepse sipas tij, 59 deputetë votuan kundër reciprocitetit që është e pashembullt në botë.
Kurti ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka një plan për bashkimin e Mitrovicës.
"Plani parashikon masa socio-ekonomike si dhe masa politike dhe të sigurisë. Ndër masat që duhen ndërmarrë janë rivitalizimi i Trepçës, zbutja e papunësisë, ndihmat për arsim, shëndetësi etj. Ndërsa sa i përket masave të sigurisë, duhet ndëprerë financimi i strukturave paralele të Serbisë, të ndërpritet shitja e pronave të shqiptarëve, duhet të hapen nën stacione policore në lagjet e banuara me shqiptarë. Mos të harrojmë, strukturat paralele në veri i ka lënë Millosheviqi, më vonë i ka mirëmbajtur Koshtunica e tani këtë po e bën edhe Tadiqi".


Shto koment