Kurti: Deklarata e ambasadorit gjerman joserioze dhe etiketuese

10.02.2012 (komentet: 0)

Pas një deklarate të ambasadorit gjerman në Kosovë me të cilën fushata e Lëvizes Vetëvendosje! ‘Kosova Republikë’ është quajtur nga ai si kopsht fëmijësh, në një intervistë për portalin Express.mk, lideri i lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti deklaratën e ambasadorit gjerman e ka quajtur si joserioze dhe etiketuese.



“Deklaratat e ambasadorit gjerman janë joserioze dhe etiketuese. Së pari, nuk është brenda përshkrimit të punës së një ambasadori të japë deklarata të tilla lidhur me një subjekt politik në Kosovë e aq më pak të interferoj në çështjet që janë pjesë e debatit politik në Kosovë. Përveç kësaj, deklarata e ambasadorit është e pasaktë edhe sa i përket përfaqësimit të Kosovës në konferencat rajonale”, thotë Kurti në intervistë për Express.mk.

Sipas tij krahasimet që janë bërë në deklaratën e tij midis Gjermanisë dhe Kosovës nuk qëndrojnë sepse Gjermania dhe Kosova janë kontekste të ndryshme.

“Gjermania është anëtare e OKB – së e nuk i mohohet shtetësia nga askush, ndërkaq, Kosovës i janë imponuar negociata dhe po tentohet t’i hiqet mbishkrimi “Repubikë” pikërisht për shkak të Serbisë, prej të cilës edhe jemi pavarësuar”, vlerëson Kurti.

Kthehu mbrapa

Shto koment