Kreu i veteranëve të UÇK-së akuzohet se ka votuar 150 herë
16.02.2012 (komentet: 0)

PRISHTINË, 15 SHKURT - Muharrem Xhemajli dyshohet se ka votuar 150 herë në një qendër votimi të Drenasit.Të gjitha votat thuhet se i kishte hedhur për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në dhjetor të vitit 2010. Për këto veprime, Xhemajli që përfaqëson veteranët e luftës së UÇK-së, rrezikon të dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Bazuar në dëshmi të një vëzhguesi të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe në materialin zgjedhor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një prokuror i EULEX-it ka ngritur aktakuzë kundër Muharrem Xhemajlit për veprën penale të mashtrimit në votime dhe për dëmtim të buxhetit të Kosovës. Prokurori Jari Auvinen, që punon në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës, ka ngritur aktakuzë të premten, derisa të hënën një kopje të saj e ka pranuar edhe i akuzuari Xhemajli. Kjo aktakuzë është e para e ngritur nga një prokuror i EULEX-it. “Më 12.12.2010 pohohet se gjatë kohës së votimit personi ka hyrë në hapësirën e vendvotimit në fshatin Krajkovë dhe në kutinë e votimit i ka futur rreth 150 fletëvotime. Për këtë shkelje pohohet se ai është vërejtur nga një monitorues i zgjedhjeve. Duke pasur parasysh numrin e fletëvotimeve për të cilat pohohet se personi i ka futur në kuti, ai është akuzuar për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve”, ka thënë EULEX-i pa dashur të tregojë se kush është i akuzuari. “Rezultatet e zgjedhjeve nga vendvotimi i përmendur ishin anuluar nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa me anë të vendimit të datës 16.12.2010 dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte organizuar zgjedhje të reja.
Prandaj personi është akuzuar edhe për dëmtim të buxhetit të Kosovës”, ka thënë ky mision.I akuzuari për vjedhje votash, Muharrem Xhemajli, e ka pranuar se tashmë ka marrë një kopje të aktakuzës, por këtë akt e ka cilësuar si vazhdimësi të EULEX-it për njollosjen e tij dhe të njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fakti që kjo është aktakuza e parë e ngritur nga EULEX-i, për Xhemajlin ështët regues se ky mision po dëshiron ta dëmtojë UÇK-në dhe përpjekje e tyre për arsyetim para eprorëve se janë duke bërë diçka në Kosovë. Ai thotëse kjo është gënjeshtër e një anëtaritë “Vetëvendosjes”. “Kjo është një shpifje e njërit prej anëtarëve të lëvizjes ‘Vetëvendosje’, e Albert Ramajt.
Janë edhe njerëzit tjerë vëzhgues që kanë qenë aty dhe prokurori as që e ka marrë mundin t’i thërrasë apo të bisedojë. Kjo është vetëm në bazë të asaj dëshmisë së dëshmitarit. Kjo është dëshmi e rrejshme, nuk ka të bëjë me realitetin”, ka thënë Xhemajli. Ai e ka pranuar se atë ditë ka qenë në Krajkovë, por jo për zgjedhje. Kryeveterani i UÇK-së ka thënë se atë ditë kishte shkuar për ta takuar një shok në Krajkovë, por nuk e kishte gjetur në shtëpi, por në shkollë. “Ka qenë afër shkollës, kam shkuar,e kam lypë në shkollë edhe jemi takuar. E kam pasur një obligim me e krye ndaj tyre. Në atë moment unë kam hyrë në një klasë ku ka qenë Policia duke qëndruar aty, dhe ka thirrur Haradin Bala prej burgut të Hagës vëllanë e tij i cili ka qenë aty. I ka treguar ai që jam aty, e kam marrë telefonin, kam biseduar me të, kam dalë prej sallës, por në klasë ku ka qenë vendvotimi ku janë mbajtur votimet unë as që kam hyrë aty fare”, ka thënë Xhemajli të mërkurën për “Kohën Ditore”.
Denoncimin që anëtari i “Vetëvendosjes” i kishte bërë, Xhemajli e konsideron hakmarrje për shkak të qëndrimeve të tij karshi kësaj lëvizjeje politike dhe liderit të saj Albin Kurti. Sipas Xhemajlit kjo histori katë bëjë fillimisht me kohën kur senatori zviceran kishte publikuar raportin e kur kishin nisur konfliktet nëmes të veteranëve të “Vetëvendosjes”. “Ne nuk kemi raporte të mira mëta, prej Dick Martyt dhe fakteve qëkemi dhënë për kontaktet dhebashkëpunimin që ka pasur Albin Kurti me serbët e Klinës”, ka thënë ai.


Shto koment