Krasniqi: Qeverinë të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës
20.02.2012 (komentet: 0)
Ai u ka bërë thirrje institucioneve dhe veçanërisht Qeverisë, që të kenë kujdes dhe të mos nguten lidhur me prezantimin e Kosovës në rajon. Ndërkaq lidhur me pyetjen nëse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvend, Krasniqi ka deklaruar se marrëveshja mund të bëhet në atë mënyrë që të mos vijë fare në Kuvend, ashtu siç ka ndodhur edhe me konkluzionet e tjera të arritura në bisedime. Krasniqi nuk ka treguar nëse dikush duhet të japë përgjegjës nëse nuk përmendet fjala republikë. Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 1 mars.


Shto koment