Krasniqi nuk e quan të dështuar protestën e Vetëvendosjes

23.01.2012 (komentet: 0)

Kryeparlamentari Jakupt Krasniqi, nuk e quan të dështuar protestën e djeshme të Vetëvendosjes, por ndihet mirë që kjo protestë ka përfunduar

"Protestën e djeshme nuk do ta quaja të dështuar, por më vjen mirë që organizatorët kanë vendosur që ta ndërprejnë për të mos vazhduar, pasi që mocioni i miratuar në Kugvend e obligon qeverinë që të zbatojë reciprovitetin"' ka thënë Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ismet Beqiri nga LDK, nuk tha nëse mendon se ka dëshuar protesta e djeshme, por përsëriti se rruga nuk është zgjidhje e problemeve.

"Subjekti që e ka organizuar protestën vlerësojë nëse ka dëshuar ose jo. Ne si LDK vazhdojmë të përsërisim se jemi për t'i zgjidhur cështjet brenda institucioneve. Kjo qeveri është e lodht, por rruga nuk është zgjidhje", ka deklaruar Beqiri.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ardian Gjini, përsëriti se rruga nuk i zgjidh problemet në Kosovë.

"Protesta e një partie mund të jet mjet për të ardhur në pushtet, por nuk është alternativë e duhur për të ndryshuar problemet. Rruga nuk është mjet i duhur".

Ndërsa, asnjë anëtarë i Vetëvendosjes nuk ka qenë prezent në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Kreu i Kuvendit ka folur edhe për barrikadat ne veri, duke thënë se nuk janë harruar, dhe sipas tij qeveria po e bënë punën e vet në këtë drejtim.

"Jo, nuk janë harruar barrikadat në veri. Qeveria po e bënë punën  e vet, por Serbia duhet t'i heq strukturat paralele dhe të mos luaj me standarde të dyfishta pasi që është shkelje e lirisë së lëvizjes", theksoi Krasniqi.

Kthehu mbrapa

Shto koment