Kosova e SHBA-ja me marrëveshje për statusin e forcave
18.02.2012 (komentet: 0)
Nënshkrimi i Marrëveshjes për Statusin e Forcave (MPSF) mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, riafirmon dhe forcon partneritetin e thellë mes dy shteteve. Kjo mbështet bashkëpunimin dhe partneritetin tonë aktual për të përparuar sigurinë e popullit të Kosovës dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Ballkan.
MPSF siguron kornizën ligjore brenda së cilës personeli civil i ushtrisë amerikane dhe Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, e të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATO-s, do të veprojnë në Kosovë.
Në bazë të kësaj, ky personel do të punojë me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të zhvilluar tutje aftësitë e FSK-së në kryerjen e katër misioneve të saj thelbësore: Zjarrfikjen, Kërkimin dhe Shpëtimin, Largimin e Materieve të Rrezikshme, dhe Largimin e Mjeteve Eksplozive, thuhet në komunikatën e MPJ-së.


Shto koment