Kamishi - Kurtit: Ke afat deri më 8 shkurt për t'u përgjigju

29.01.2012 (komentet: 0)

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu nuk po ndalet se kërkuari përgjigje nga Albin Kurti për siç pretendon ai, lidhjet që i ka me serbet.

Gjatë një konference për media, Haxhiu i njohur me nofkën ‘Kamishi’, i ka përsëritur pyetjet për kreun e VV-së, duke i kërkuar që të përgjigjet me po ose jo.

Kamishi, madje, i ka dhënë një afat Kurtit se nëse deri me 8 shkurt në ora 24 nuk përgjigjet në pyetjet e tij, për lidhjet që i ka me serbet, ai me 9 shkurt do t’i paraqes faktet publikisht, para opinionit, madje jo vetëm këto, por edhe fakte të tjera. 

“Po i përsëris pyetjet për Albin Kurtin, të sqaroj lidhjet me serbet, në vitin 2004 kur ishte ndaluar në Klinë nga Policia, e që ishte i mbuluar me batanije.

E dyta të sqaroj lidhjet me një grua që e ka vizituar në burgun e Pozharevacit, dhe kontaktet pas lirimit të tij dhe e treta, çka ka zarfi që mori me 28 shtator, 2011, nga një vajzë e një ish ministri të Millosheviqit. 

Nëse deri me 8 shkurt Kurti nuk përgjigjet me Po ose Jo, atëherë me 9 shkurt do t’i bëjë publike të gjitha faktet për këto korrespodenca të tij me serbet, por edhe të tjera fakte”, ka thënë Haxhiu. 

Ai është shprehur se nëse Kurti mendon se ai po shpif atëherë t’i drejtohet gjykatës, dhe aty do të përballen të dytë, pasi Haxhiu pretendon se i ka dëshmitë, dhe faktet për lidhjet e tij me serbet. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment