Kadri Veseli mohon krimet, hyn në politikë
19.02.2012 (komentet: 0)
Në një intervistë ekskluzive dhënë mediave të Grupit Koha, KTV-së dhe “Kohës Ditore”, Veseli ka shpjeguar arsyet pse nuk mund të rrijë anash zhvillimeve politike, derisa ka evidentuar proceset që sipas tij nuk janë duke shkuar mbarë.
Në intervistë Veseli është pyetur për shumë çështje e zhvillime në Kosovë, prej kohës së luftës e deri tani, në të cilat ai ka qenë protagonist. Posaçërisht është pyetur për rolin dhe veprimtarinë kundërthënëse të SHIK-ut, organizatë kjo që shpesh është akuzuar për veprime kriminale.
Veseli ka folur për akuzat që i bëhen SHIK-ut për përfshirje në krime të rënda të pasluftës, ndërsa ka dhënë shpjegimet e veta për dy dëshmitarët e EULEX-it që janë vetëshpallur si ish-agjentë të SHIK-ut – Nazim Bllacën dhe Naim Miftarin.
Ish-shefi i SHIK-ut ka folur edhe për raportet e strukturave ilegale të viteve ’90-të dhe atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me lëvizjen paqësore politike të udhëhequr nga Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Intervista transmetohet në KTV, në dy pjesë, në kuadër të emisionit të ri politik, “PRESS-ING me Agron Bajramin”, të hënën dhe të martën, prej orës 20:00, ndërsa versioni i plotë i intervistës botohet në “Kohën Ditore” të nesërmen


Shto koment