Ivanovic: Serbia do t’i mbajë zgjedhjet në Kosovë
08.02.2012 (komentet: 0)
Në një bisedë për “Tribuna Shqiptare”, Ivanovic thotë se barrikadat në veri do të hiqen vetëm pasi institucionet ndërkombëtare do të japin garanci të forta “se nuk do të përsëritet 25 korriku”.
“Duhet pranuar realiteti se serbët në pjesën veriore nuk e pranojnë Prishtinën, por i besojnë vetëm Qeverisë së Serisë”, ka thënë ai, për të shtuar se shkëmbimi i territoreve as që diskutohet, sepse “Serbia nuk e ndërron t’veten për t’veten”.
Ai është i bindur se zgjedhjet parlamentare dhe ato për president të Serbisë do të mbahen jo vetëm në veri, por edhe në pjesën tjetër të Kosovës. Kurse sa i përket takimit të mundeshim Thaçi-Tadic, thekson se teorikisht ekziston mundësia për këtë, por praktikisht nuk është i sigurt se kur dhe si mund të zhvillohet ai.


Shto koment