Isa Mustafa: SHIK-istët po i “nxen gjaku” i krimeve të tyre
06.02.2012 (komentet: 0)
Lideri i LDK-së për polemikat rreth SHIK-ut
Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, tha se të gjithë ata që kanë kryer veprime kriminale duhet të përgjigjen para ligjit. I pyetur se a po i hapin dosjet e tyre zyrtarët e SHIK-ut për konflikte personale e politike, kryetari Mustafa, këtë e ka ndërlidhur me një thënie popullor se gjaku nuk të lë rehat. “Një fjalë e popullit thotë: Gjaku të zë. Si duket disa nga ata kanë bërë veprime të rënda ndaj popullit, dhe këto veprime nuk i lënë të qetë. Çdonjëri duhet të përgjigjet, nëse me veprime ka dëmtuar të tjerët. Është fjala këtu për një organizatë ilegale, e cila ka vepruar ilegalisht, është financuar ilegalisht dhe nuk ka pasur kontroll të institucioneve legjitime për veprimet e saj. Çfarë kanë bërë e dinë ata. Por nëse dikush nga ata ka kryer veprime kriminale, duhet të përgjigjet para ligjit”, është shprehur Mustafa./Bota sot/


Shto koment