Ilir Tolajt mbetet edhe 60 ditë paraburgim

10.02.2012 (komentet: 1)

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka vendosur që ta mbajë sekretarin e përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajn, edhe 60 ditë prapa grilave.


Sipas burimeve të KTV-së, të premten në mbrëmje Tolajt i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Tolaj u arrestua para një muaji bashkë me Zenel Kuçin, udhëheqës i Zyrës së Prokurimit, dhe Hajrullah Fezën e Bekim Fushën, udhëheqës të Njësisë Farmaceutike në Ministrinë e Shëndetësisë, në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimet për korrupsion

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Ahmeti | 10.02.2012

Nese e dhe ky del fajtor, une nuk besoj me se ka njeri ne Kosove qe nuk eshte i korruptuar.