570 fshatra – të bllokuara
14.02.2012 (komentet: 0)
Bora që po bie pa ndërprerë javët e fundit, ka bllokuar rreth 570 fshatra në të gjitha komunat e Kosovës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria ndarjen e mjeteve financiare për komunat nga Fondi Emergjent, si dhe lejimin e komunave për ridestinimin e mjeteve nga buxhetet komunale, në mënyrë që komunat ta kenë më të lehtë tejkalimin e kushteve të rënduara atmosferike të këtyre ditëve.
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), në një deklaratë për shtyp, vlerëson se angazhimi i tashëm i komunave të vendit në përballimin e situatës së rëndë të krijuar nga reshjet e borës, “është tërësisht në përputhje me mundësitë dhe kapacitetet e tyre”.
Temperaturat e ulëta dhe të reshurat e borës kanë shtuar edhe numrin e pacienteve, të cilët po kërkojnë ndihmë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Skënder Bacaj, pulmolog, tha se pacientet të cilët po kërkojnë ndihmë kanë kryesisht probleme që shkaktohen nga viruse të ndryshme. Ai u bën thirrje qytetarëve të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike, të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal. /Telegrafi/


Shto koment