Halimi pro ndërrimit të territoreve
06.02.2012 (komentet: 0)
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë për bashkimin me Kosovën, dhe kësisoj do t’i hapej rrugë shkëmbimit të territoreve.
Halimi i ka thënë KTV-së se nëse serbët e veriut do të kenë mundësi t’i bashkohen Serbisë, atëherë kjo gjë duhet të ndodhë edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, që janë në numër më shumë në krahasim me serbët, raporton Koha.
Busek një ditë më herët paralajmëroi mundësinë edhe të ndarjes së Kosovës, por sipas tij kjo gjë ende nuk ka nisur së diskutuari dhe nuk ka vullnet askund.
Por, analistët politikë në Kosovë vlerësojnë se një veprim i tillë është vështirë i realizueshëm. Sipas tyre, Bashkimi Evropian nuk ka treguar se ka ndonjë ide të qartë për rajonin.


Shto koment