GECI: ARMEND ZEMAJ E DI KUSH E VRAU TAHIR ZEMAJN

07.02.2012 (komentet: 0)

Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ka thënë se e di kush e vrau ish-komandantin e UÇK-së, Tahir Zemajn

Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ka thënë se e di kush e vrau ish-komandantin e UÇK-së, Tahir Zemajn.



Geci ka thënë se si dëshmi ka incizim dhe për këtë është në dijeni edhe nipi i Tahirit, Armend Zemaj, që aktualisht është deputet në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

"Nipit të Tahir Zemës që është sot në Kuvend, unë ja kam dhanë incizimin se kush e ka vra Tahir Zemën, ai e di, dhe nuk guxon me qitë. I kam thanë publikojë burrë se migjën ta kanë vra", ka thënë Geci për televizionin "1-st Channel".

Tahir Zemaj u vra 4 janari të vitit 2003, së bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj. As pas 9 vjetësh, kjo vrasje që ndodhi para fabrikës së birrës në Pejë, nuk është zbardhur.

/Infosot/

Kthehu mbrapa

Shto koment