Gashi: “Policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK"

03.02.2012 (komentet: 0)

LATIF GASHI MOHON SE KA PUNUAR NË TË NJËJTIN SHËRBIM ME NAIM MIFTARIN. Ish-drejtori i SHIK-ut mohon që Naim Miftari ka punuar në SHIK. Ai thotë se Miftari është polic sekret i Rexhep Selimit. Selimi e mohon çdo lidhje me Miftarin. Përjashton edhe lidhjet biznesore. Zyrtarët e PDK-së ndërkaq nuk duan të deklarohen lidhur me akuzat e bëra nga Miftari në adresë të tyre. Për pohimet e Miftarit po interesohet edhe kryeprokurori

Koha Ditore

PRISHTINË, 2 SHKURT – Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës,Latif Gashi, ka mohuar se Naim Miftari të ketë qenë ndonjëherë në organizatën e tij. Gashi nëpërmjet një deklarate me shkrim ka thënë se “policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK”. Gashi, i njohur si Lata, ka mohuar të ketë pasur kontakte me Naim Miftarin. “Në asnjë rast, me asnjë person dhe me asnjë fakt ky person nuk mund të ndërlidhë veprimtarinë time dhe të institucionit ku unë kam punuar derimë 14 qershor 2008, me pretendimet kriminale të ngritura kundër personalitetit tim dhe i konsideroj tërësisht me qëllim të qartë politik, degradues dhe dezinformues”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë se nuk e njeh personalisht atë dhe as që e ka takuar ndonjëherë. “Nga pozicioni im i ushtruar nëkuadër të ish-SHIK-ut, si ish-drejtor i përgjithshëm, e deklaroj me përgjegjësi të plotë publike se një person i tillë nuk ka qenë asnjëherë pjesëe ish-SHIK-ut. Kjo në fakt mund tëvërtetohet edhe nga vetë deklarimi i tij”, ka deklaruar Gashi. Duke mos dashur, siç ka thënë, të futet në vorbullën e tij dhe të atyre që dirigjojnë veprime të tilla të ngritura, “të dezinformimit publik dhe për hir të interesit nacional, si deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe nisur nga shumë pretendime të tija të ngritura shqetësuese që ndërlidhen me sigurinë e vendit dhe me jetën e njerëzve të tij në të kaluarën dhe tani, aq më tepër kur flet për rëniet e personaliteteve më të lartakombëtare, si komandanti legjendar Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe të intelektualit Xhemajl Mustafa e shumë të tjerë, edhe për vetë UÇK-në, i ka bërë thirrje kryeprokurorit tëShtetit që urgjentisht të ndërmarrë masa në përputhje me ligjin në fuqi që një person i tillë të trajtohet në mënyrë ligjore nga institucionet përkatëse.

“Duke u nisur nga pretendimet e tija të plota pohuese për veprimtarinë në polici sekrete të Rexhep Selimit, është më se e obligueshme që ky person publikisht të qartësojë rolin e tij”, ka thënë ai. Por kurrkush tjetër në Partinë Demokratike të Kosovës nuk e ka demantuar të enjten Naim Miftarin lidhur me akuzat që u ka bërë zyrtarëve të lartë të kësaj partie në pushtet. Sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi,nuk ka dashur të prononcohej,sikurse nënkryetari Bajram Rexhepi. E shefi i Grupit Parlamentar të PDKsë, Adem Grabovci, ka thënë se nuk ia vlen të merresh me një njeri si Naim Miftari. “Nëse ke diçka punë më të mençme jam i gatshëm”, ka thënë Adem Grabovci. Ai ka thënë se Kosova ka shqetësime shumë më të mëdha për të folur, të cilat, sipas tij, janë me interes nacional, e jo tema të tilla që e shkatërrojnë procesin.“Absolutisht unë me shpifje nuk jam marrë kurrë në jetën time dhe nuk i preferoj askujt që të merret. Eaq më tepër kur kemi të bëjmë me vlerat tona kombëtare. Çdo diskreditim i vlerës kombëtare është diskreditim i çdo gjëje dhe është e dëmshme”, ka thënë Grabovci, i cilikohë më parë ishte akuzuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, se është arkëtar i SHIK-ut.

“Ai emër s’e vlen as me bisedu përtë”, ka thënë ai. Kur është pyetur se ae njeh kur thotë se nuk ia vlen të merret me të, ka refuzuar të përgjigjet.Njeriu që po pretendon se kapunuar në SHIK, Naim Miftari kathënë në një intervistë për “Kohën Ditore” se ka pasur oferta nga zyrtarë të lartë të PDK-së për të kryer vrasje mepagesë, por kishte refuzuar. Ai kathënë se i ka raportuar rregullishtKadri Veselit, nga i cili bile kishtemarrë edhe detyra konkrete. Miftarika thënë se gjatë punës së tij kishteparë kodin e Nazim Bllacës. Kategorikisht lidhjet me Miftarin i mohon edhe ish-ministri i Rendit nëQeverinë e Përkohshme të HashimThaçit, i cili aktualisht është deputet ilëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi.

Ai ka mohuar edhe lidhjet biznesore me të.“E njoh Naim Miftarin qysh kurkemi punuar në Qeverinë ePërkohshme në Ministrinë e RenditPublik. Ka qenë i inkuadruar në Ministri përmes Enver Oruçit, i cili në atëkohë në strukturën e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë drejtor i përgjithshëm i Policisë”, ka thënëSelimi.“Pastaj e di që është inkuadruar në Shërbimin Policor të Kosovës dhe nuk e di për çfarë rrethanash nuk ka vazhduar të jetë aty dhe prej asaj kohe nuk kam pasur ndonjë relacion zyrtar”, ka shtuar ai. Ai ka mohuar akuzat e ish-zyrtarëve të SHIK-ut se ka shtyrë dikë për të dalë dhe për ta akuzuar SHIKun për veprime kriminale.

Selimi kathënë se kur ka diçka për të thënë, ethotë vetë e jo nëpërmjet të tjerëve. “Kjo nuk qëndron, por tekefunditnëse thoni që kanë thënë njerëz tëSHIK-ut kështu, atëherë kjo nuk mëbën shumë përshtypje mua, sepsenuk janë shumë të papritura intrigate tilla nga SHIK-u. Pra, unë nuk shtyjnjerëz të flasin”.Ai thotë se në kohën kur e ka njohur Naim Miftarin, nga viti 2004, ka qenë i papunë dhe nuk ka pasur parapër ta mbushur veturën e tij me naftë.Sipas Rexhep Selimit, nuk qëndron asgjë nga ajo që kanë thënë ish-zyrtarët e SHIK-ut.Ai ka thënë se kur e ka parë në gazetë i është kujtuar se para disa vjetësh Naim Miftari kishte shkuar me një autorizim të menaxherëve të INA-s së Kroacisë për menaxhimin e pompave të saj në Kosovë.“Ai më ka treguar për një lloj dokumenti të autorizuar për t’i menaxhuar pikat e karburantit. Unë as atëherë,as tash e as në të ardhmen nuk besojqë do të merrem me naftë, me benzinë apo diçka të ngjashme. Unë kam punë të tjera më të mençme sesa të merrem me naftë. Kaq ka qenë relacioni im. As Naimi nuk ka tentuar të më zgjedhë mua për partner, por nuk ka insistuar as atëherë të më zgjedhësi partner të mundshëm”, ka thënë ai.

Ndërkohë intervistën e Miftarit e kalexuar edhe kryeprokurori i Shtetit,Ismet Kabashi. Udhëheqësi i organit të ndjekjes ka thënë se intervistën po e shqyrton me vëmendje. Sipas tij, sëpari do të përcaktohet dhe të vlerësohet se cilat janë veprat eventuale penale dhe pastaj se cila prokurori me kompetenca lëndore apo territorialeduhet të veprojë, siç ka thënë ai, këtu,ka informatë për veprat penale të dyshuara se janë kryer para, gjatëdhe pas lufte. “Kompetencat lëndore dhe territoriale të Prokurorisë do t’u japë atyretë drejtë për të shqyrtuar, vendosurdhe eventualisht për të vepruar meqëllim të mbledhjes së të dhënave,për të vendosur për shqyrtimin apomosshqyrtimin e procedurës penale”,është shprehur Kabashi. Edhe Bajram Rexhepi ka mohuarse e ka shok Naim Miftarin. E kapranuar se e njeh, por nuk ka ndonjë marrëdhënie me të.“Jo valla, shokë nuk jemi. Shokë,tanë luftëtarët jemi shokë. Unë e di qënë Brigadën 142 është sill e ka ardhur andej. Unë kam qenë në atë pjesën e shëndetësisë. Është e vërtetë që e kam parë, ka qenë i veshur mirë.E kam parë si luftëtar i puçit, i përgatitur me dofarë armatimi, me do,çka po di unë”, ka thënë nënkryetarii PDK-së. 

Ministri i Punëve të Brendshme,Rexhepi, ka thënë se për të vetmin njeri nga SHIK-u që ka respekt është Kadri Veseli, me të cilin nuk e kafshehur se ka pasur bashkëpunime dhe sa ka qenë kryeministër, por edhe kryetar i Mitrovicës. Ai ka pohuar se e ka konsultuar për zhvillimet në Mitrovicë.“Edhe sot e respektoj atë njeri shumë, për këta të tjerët absolut asnuk i kam kontaktuar, mos me i thanë injoru, por kam pasur tjera prioritete, s’janë kanë punë të mia”.Nënkryetari i PDK-së nuk ka dashur të deklarohej lidhur me akuzat e ngritura nga Miftari përkolegët e tij partiakë.

Kthehu mbrapa

Shto koment