Gashi: “Policia e Rexhep Selimit maltretoi qytetarët”!
06.02.2012 (komentet: 0)
“Selimi nuk mund ta mohojë këtë fakt, sepse për këtë janë dëshmitarë të gjithë qytetarët e Prishtinës, e posaçërisht ata qytetarë që kanë pasur probleme të natyrave të ndryshme me policët e tij të përzgjedhur pa asnjë kriter”, - ka thënë Gashi.
Kjo deklaratë e Gashit dhënë Tribunës Shqiptare, u cili është aktualisht deputet nga radhët e PDK-së, bëhet pasi që Rexhep Selimi kishte mohuar se kishte pasur polici sekrete. Në fakt, ky pretendim ishte ngritur nga Latif Gashi, i cili kishte deklaruar se policia sekrete e Selimit nuk funksiononte në kuadër të strukturave të ish-Shërbimit Informativ të Kosovë./Bota sot/


Shto koment