Ftohtë! LDK kërkon ndërprerjen e mësimit deri javën e ardhshme
31.01.2012 (komentet: 2)
Arben Mehmeti, Shef i GK të LDK-së në Gjilan, ka thënë se, duke pasur parasysh kohën e ftoftë që është duke mbretëruar në vendin tonë si dhe duke marrë në konsideratë kushtet që janë nëpër shkolla, do të ishte me rëndësi që të merret një vendim dhe procesi arsimor të pushojë nga data 01/02/2012, deri javën e ardhshme, respektivisht që varësisht nga koha edhe të rifillohet procesi mësimor.
Mehmeti tha se është me rëndësi që në këtë formë të mendojmë për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë. Ndërsa kjo kohë e humbur e mësimit për shkaqe të arsyeshme do të mund të kompensohet në fund të vitit mësimor.
“Është rekomandim i yni respektivisht i LDK-së në Gjilan, që të merrni këtë vendim që mendojmë se është i arsyeshëm për momentin. Por sidoqoftë është nën autoritetin tuaj që të vlerësoni me kujdes këtë kërkesë si dhe të konsultoheni edhe me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës për këtë çështje”, ka thënë Mehmeti, në kërkesën e tij drejtuar kryetarit Mustafa.
Përndryshe, ditë më parë, pikërisht për shkak të ftohtit që kishte kapluar vendin, ishte ndërprerë mësimi për dy ditë edhe në shkollat e Gjilanit, ndërkohë që Ministria e Arsimit kishte vendosur që mësimi të rifillonte prapë nga dje (hënë), por pikërisht një ditë më pas, ka pasuar kjo kërkesë e LDK-së, për shkak të temperaturave të ulëta, sidomos nata e mbrëmshme ishte shumë e ftohtë. /2lonline/


Shto koment
Koment nga Haziri | 31.01.2012
E peshendes kete iniciative por jo vetem pe rkete vit. Dikur pushimi dimrore ka filli me 10 janar dhe ka zgjat deri me 6 shkrt kshtu ka qene nese nuk gaboj. Tash pa kurfar logjike, vetem se ju konvenon nderkomtareve dhe thone se duhet bazuar ne standardet evropiane. Neve edhe me i padituri nese vjen nga evropa dhe na mson diqka ne menjiher " a po valla qashtu duhet". Dueht vete te ulemi te mendojme me koken tone.
Koment nga Ismeti | 31.01.2012
Temperaturat sipas meteorologeve shkojne ne rritje gjat javes. Deri me 4 shkrt do te ngriten ne -1deri 0 grade celsius.