Fshati Llojan përplot emigrantë të panjohur
30.01.2012 (komentet: 0)
Të pyetur se ku dëshirojnë të shkojnë, emigrantët e huaj, kryesisht arab dhe nga shtetet e krizave si Irak, Afganistan, Pakistan, Tunizi e Libi, theksojnë se dëshirojnë të përfundojnë në ndonjë nga vendet e Evropës perëndimore.
Adem Ramadani, një pronar i një qebaptoreje në Vaksincë, fshati i afërt ku qarkullojnë emigrantët, thekson se ka qarkullim të të huajve, por, sipas tij, ata qëndrojnë dy-tre ditë dhe më pas largohen drejt Serbisë. Ai pranon se emigrantët janë mysafirë të dyqanit të tij, por pas ushqimit ata largohen në drejtime të panjohura.
“Vështirë kuptohemi me ta, sepse nuk flasin gjuhë që i njohim ne. Marrin ushqime dhe ikin. Disa pyesin se ku është kufiri për Serbi”, thekson Ramadani.
Komuna e Likovës shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të të huajve të cilët qarkullojnë nëpër territorin e saj. Sekretari i Komunës, Nexhati Osmani thekson se me ndihmën e MPB-së duhet të zgjidhen këto probleme dhe prania e këtyre njerëzve, që është për keqardhje.


Shto koment