Fabrika me nam ndërkombëtar mbahet nën dry
30.01.2012 (komentet: 1)
Mijëra familje në Anamoravë, në të kaluarën e afërt kanë siguruar të mira materiale duke u marrë me kultivimin e duhanit
Familja Bajrami nga Llashtica e Gjilani kujton vitet kur nga kultivimi iduhanit ka mbajtur 12 anëtarë, papasur presionin që dikush ngaanëtarët e saj të trokiste në dyert eadministratës komunale për njëvend pune. Skënder Bajrami, kryefamiljar,thotë se kultivimi i duhanit kaqenë punë e lodhshme, por e mirae kësaj, sipas tij, ishte se plasmani ishte i sigurt.
Në Gjilan për vite kafunksionuar fabrika për përpunimin e duhanit dhe prodhimine cigareve.“E kemi pas shndërruar në traditë mbjelljen e duhanit. Gati pjesën më të madhe të vitit ia kemikushtuar kësaj kulture, meqë ajokërkon mjaft përkushtim, poredhe krah pune. Ne kemi kryerpunën nga procesi i mbjelljes ederi te tharja e gjetheve dhe paketimi për në fabrikë. Por e vlente,paguhej mirë. Ne kemi mbajturfamiljen me 12 anëtarë nga të ardhurat që siguronim nga duhani”,është shprehur Bajrami.Si kjo familje në Llashticë kapasur kultivues të duhanit edhegati në të gjitha fshatrat e Anamoravës.
Një arsye më shumëpër këtë “popullaritet” ka qenëfakti se në Gjilan ekzistonte fabrika. Aty bëhej grumbullimi iduhanit edhe nga vendet e tjera tëKosovës, por edhe nga Presheva eBujanoci.Por, dështimi për ta shitur mesukses fabrikën nga Agjencia ePrivatizimit ka lënë qindra punë-torë pa punë, e mijëra fermerë panjë burim të ardhurash të sigurtavjetore. Edhe Skënder Bajramiështë i papunë. Herë pas here bënpunë krahu.“Privatizimi i ka bërë dëm shumëkomunës.
Dështimi i Fabrikës sëDuhanit ka lënë pa punë jo vetëm punëtorët e saj, por edhe neve qëe nxirrnim lëndën e parë të saj.Thjesht, ne kemi mbetur nërrugë”.Fabrika e Duhanit në Gjilan ishtee njohur për prodhimin e cigareve“Bozhur”, por në vitet ‘80 ajokishte marrë të drejtën e prodhimit të njërës nga cigareve më menam, “Dunhill”.Prodhimet e saj përveç tregut nëish-Jugosllavi kishin pushtuaredhe Çekinë, Sllovakinë, Gjermaninë, Francën, Japoninë, Turqinë dhe vende të tjera tëbotës.Në këtë fabrikë që atëbotë quhej“Kombinati i Duhanit” kanë qenëtë angazhuar 800 punëtorë të rregullt.
Mbyllja i kushtoi fabrikës edhe me zhdukjen e 300 tonë duhan
Ish-Agjencia Kosovare eMirëbesimit, sipas punëtorëve, nëvend që t’i hapte rrugë zhvillimit tëmëtejshëm, ia mbylli dyert fabrikës. Gjatë procesit të privatizimit, në vitin 2006, fabrika ishteshitur me metodën e “spin-ofit”special. Atë e kishte blerë kompania “Mc Croft Tobacco” me adresënë Johanesburg të Afrikës sëJugut, për 1.4 milionë euro.
Por,sipas raportit të auditimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, tëbërë para dy vjetësh, blerësi i Fabrikës së Duhanit, “Mc Croft Tobacco” nuk i kishte kryer zotimet,kështu që kishte dështuar që t`ipërmbushte kushtet e kontratësduke realizuar vetëm 22.5 për qindtë investimeve, nga shuma prej 5.6milionë eurosh, si dhe duke punë-suar vetëm 350 në vend të 799punëtorëve. AKP-ja nuk pati tjetërzgjidhje të përkohshme – ia vuridrynin fabrikës.Xhelal Mustafa, i cili që nga viti1983 ka qenë drejtor i Fabrikës përprodhimin e cigareve, tani kryetari Sindikatës së Punëtorëve, thotëse pasi pronari i ri nuk ka arriturt`i përmbushë asnjërin ngakushtet e blerjes me “spin-off ”special dhe fabrika është mbyllur,përveç të këqijave të tjera, krejt nëfund janë zhdukur edhe qindratonë duhan. “Kompania ‘Mc Croft’, më 13mars 2009, i ka larguar nga punatë gjithë punëtorët e Fabrikës sëduhanit. Përpos kësaj, 370 tonëduhan që kanë qëndruar në fabrikë gjatë prodhimit, dikush i kamarrë nga aty, por nuk dihet seçka ka bërë me të. Askush nukështë interesuar për zbardhjen ekëtij rasti”, ka thënë Mustafa. Ai thotë se AKP-ja pas mbylljessë fabrikës po i neglizhon punët. “AKP-ja po shkon shumëngadalë, ndoshta nuk dëshiron tëngutet me vendimet e saj, dheështë duke i ndjekur procedurat eparapara në mënyrë që më vonë tëmos përballet me ndonjë procesgjyqësor. Mirëpo, kjo zvarritje po ibën dëm ekonomisë gjilanase,sepse shumë njerëz jetojnë endeme shpresën se mund të sigurohenvende pune”, ka thënë XhelalMustafa.Ndërsa Halil Latifi, ish-punëtor,tha se kjo fabrikë, nga e cila kishtedobi qyteti me rrethinë, tash kangelur e shkret. Ai tha se 8 mijëfamilje siguronin mirëqenie ngakultivimi i duhanit.“Dikur prodhohej edhe ‘Dunhill’i famshëm, por partnerëtndërkombëtarë u larguan kur ipanë parregullsitë. Pronari i ri ngaAfrika e Jugut e shiti makinerinë evjetër si hekur për mbeturina, furrat moderne u plaçkitën e tashkanë mbetur vetëm muret. Ngatërë ajo që u premtua, doli ekundërta”, tha Latifi.Edhe ekspertët e ekonomisëvlerësojnë se procesi i privatizimitka lënë pasoja të mëdha.
Shitja nën çmimin minimal të tregut
Florim Mustafa, drejtor i Odës Ekonomike, dega në Gjilan, vlerë-son se procesi i privatizimit tëndërmarrjeve shoqërore në Kosovë nuk ka qenë real dhetransparent.“Aspak nuk u morën parasysh interesi dhe kontributi i punëtorëveqë ishin pjesë e investimit me vitetë tëra në sektorin shoqëror”, thaMustafa. Drejtori i Odës Ekonomike, deganë Gjilan, thotë se me procesin eprivatizimit nuk u trajtua aspërafërsisht vlera reale e asetevenë ato ndërmarrje që ishin objekt ishitjes se pamëshirshme.“Ndërmarrjet u tjetërsuan nënçmimin minimal të tregut”, tha ai.
Deri në periudhën e pasluftës,sipas Mustafës, ekonomia e rajonittë Gjilanit ishte një ekonomishumë fitimprurëse. “Edhe pse e bazuar në konceptinsocialist, arriti që deri në këtë periudhë t’i kënaqte dhe ta ruante dinjitetin e klasës punëtore. Por,praktika e keqe e privatizimitdiku-diku rezultoi edhe me mbylljen e atyre ndërmarrjeve, siç ështërasti i Fabrikës së duhanit, meqëtitullarët e tyre në mungesë tëfondeve për ta aktivizuar kapitalinekzistues në ato ndërmarrje dhemungesës së investimeve, edhe sotpo i mbajnë të mbyllura”, thaFlorim Mustafa, drejtor i OEK nëGjilan.Ai mendon se logjika e privatizimit të ndërmarrjeve nuk ështëbërë me qëllimin që të rritenekonomia dhe punësimi, por medëshirën që të njëjtat të shiten dhethjesht me to të bëhet biznes.Kurse Gëzim Shala, ekspert iekonomisë, thotë se pasojat e privatizimit në Gjilan janë të shumë-fishta.“Pikërisht mbyllja e Fabrikës sëduhanit dhe lënia pa punë e mbi 700 punëtorëve është një dëshmiqë procesi i privatizimit ka dështuar në këtë komunë. Për rrjedhojë ka krijuar edhe kriza sociale,sepse ata punëtorë të bindur sekjo industri është e qëndrueshme,ishin futur në kredi dhe tani ballafaqohen me pamundësinë ekthimit të tyre, pas mbylljes së fabrikës”, thotë Shala.Ai thotë se edhe kultivuesit eduhanit kanë hequr dorë plotë-sisht nga kjo veprimtari. “Në vend se të stimulohen këtafermerë në rritjen e kapaciteteve,tani ata janë detyruar të heqindorë nga mbjellja e duhanit”.Ai thotë se Qeveria dhe pushtetikomunal nuk gjenerojnë vende tëpunës, por kanë mundësi tëmbështesin politika që janë nëfunksion të saj.“Kuvendi Komunal dhe Qeveriaqendrore nuk ndërtojnë fabrika tëreja, mirëpo me vullnet të mirë eme politika të mençura mund tatrasojnë rrugën që sektori privat tëzhvillohet dhe të gjenerojë vendetë punës e me këtë edhe të zbutenpapunësia dhe varfëria në vend”,vlerëson Gëzim Shala.Ai thotë se Gjilani ka tokëpunuese, por që po lihet djerrë,ndërkohë që statistikat e Entit përPunësim flasin për mbi 30 mijë tëpapunë.Industria e duhanit në Gjilan kapërafërsisht 48100 m² hapësirë.Objektet e prodhimit dhe objektetadministrative përbëhen nga34500 m². Fati i kësaj fabrike ështënë duart e AKP-së, e cila sikuredhe për katër ndërmarrje të tjera,shitja e të cilave ka dështuar me“spin-off ” special, duhet të marrënjë qëndrim të prerë javëve tëardhshme.


Shto koment
Koment nga Xhema | 30.01.2012
E kahst he dynja, do her pritshin njerzit me dorzu duhanin nga nji jave, aq shum eshte mbjelle dhe punu duhani.
Ka qene krenari me pa spakon e Bozhurut ne tavoline.