EULEX në krizë

29.01.2012 (komentet: 0)

Misioni evropian për sundim ligji në Kosovë, EULEX, është në krizë. Një reportazh i televizionit gjerman, Deutsche Welle, tregon për shpenzimet marramendëse të këtij misioni dhe punën e policëve të tij në veri të vendit. Gjithashtu, tregohen edhe kalimet ilegale të kufijve nga serbët që nuk i njohin pikat kufitare të Kosovës. Një ndërrim doganieresh e policësh me helikopter kushton 4 mijë euro, deri tashti vetëm për këtë llogaritet të jenë harxhuar rreth 400 mijë euro, kurse krejt misioni deri tashti ka kushtuar rreth 400 milionë euro. Me gjithë këto harxhime marramendëse për atë pjesë ende nuk ka një zgjidhje.

Televizioni shtetëror gjerman, Deutsche Welle, në një reportazh të tij të kohës së fundit, ka shpalosur detaje për veriun e Kosovës dhe për punën e EULEX-it. 


Që nga kalimet ilegale të serbëve, shpenzimeve marramendëse të EULEX-it për udhëtimet me helikopterë dhe provokimeve që u bëhen shqiptarëve që tentojnë ta kalojnë urën. 

Rrëfimi nis në udhëtimin me helikopter, të dy pjesëtarëve gjermanë të EULEX-it drejt zonës kufitare Kosovë-Serbi në veri të vendit, që nisin ndërrimin e tyre 48 orësh.  

Një orë udhëtimi me helikopterë, i kushton misionit evropian në Kosovës hiç më pak se 4000 euro. 

Udhëtime të tilla bëhen çdo 48 orë, e një përllogaritjeve e shpenzimeve të përafërta për helikopterë, nga korriku kur është bllokuar veriu, del se kanë shpenzuar diku rreth 400 mijë euro.    

E në tërësi, për këta vjet operimi në Kosovë, EULEX-it i, ka shpenzuar diku rreth 400 milionë euro. 

Gazetarit gjerman, i duket e pakuptimtë, që misioni evropian nuk mund t’i shfrytëzojë rrugët tokësore për të shkuar te kjo pikë kufitare ku duket se nuk kalon askush.

 “Siç po e shihni nuk kemi shume punë, nuk ka lëvizje as këmbë e as me makina”, ka deklaruar  Robin Marschalleck.

Siç shihet ekziston një kufi.

Mirëpo, serbët nuk duan të kontrollohen nga një shqiptar kur kalojnë kufirin.

Asnjë serb nuk kalon nëpër këtë pike kufitare, as shoferi i autobusit, i cili se bashku me udhëtaret pret këtu dikur rreth 1 kilometër larg pikës kufitare.

Ne do te kalojmë andej kur ata e largojnë at kontejner!, thonë disa udhëtarë.

Këta serbë ecin me tepër se 1 kilometër për të vazhduar udhëtimin me një autobus, i cili i pret në anën tjetër. 

Këtë e bëj çdo ditë. Duhet ta shihni se si është kur e bëj këtë në mëngjes  kur është shumë me ftohtë, thotë njëri nga udhëtarët. 

E gjithë kjo ndodh shkaku se radikalet serbë bëjnë çmos për të mos e pranuar këtë pikë kufitare. 

Pjesëtarë të EULEX-it që shërbejnë në veri të Kosovës, thonë të jenë në pritje të një zgjidhjeje politike për veriun. 

”Ky problem do vetëm zgjidhje politike. Përdorimi i dhunës është çmenduri. Këtë duhet ta rregullojnë qeveritë e të dyja vendeve”, thotë ushtari Peter..

Ne veriun e banuar me serbë policja gjermane Sonja Edison dhe kolegët e saj kontrollojnë trenin, i cili nga Mitrovica shkon në Serbi. 

4 policë të BE-së kontrollojnë 2 vagonë treni të mbushur me serbë, të cilët këtë kontroll nuk e njohin. 

 Sonja Alison thotë: “Me reagimin e tyre mund ta kuptosh një gjë të tille!!!”  

EULEX- është në krizë përfundon gazetari, duke folur për përballjen me radikalët serbë, që e mbajnë të mbyllur pjesën veriore të vendit. 

Veriu, nga aksioni i 25 korrikut kur Qeveria tentoi të shtrinte kontrollin, mbetet i bllokuar. 

Barrikadat, duket se janë harruar nga Qeveria e Kosovës, ndërsa tentativat  e KFOR-it për t’i larguar ato, shpesh kanë përfunduar me skena qesharake. 

Strukturat ilegale, që janë faktorizuar pas negociatave me KFOR-in dhe mbështetjen e parezervë të Beogradit, janë të vendosur të mos i njohin institucionet e Kosovës. /koha/

Kthehu mbrapa

Shto koment