Edi Rama bën thirrje për të ndihmuar Preshevën
01.02.2012 (komentet: 0)
![]()
TIRANË, 31 JANAR- Lideri i opozitësnë Shqipëri, Edi Rama, menjëherë pas kthimit nga Lugina e Preshevës, ka bërë thirrje që Qeveria e Shqipërisë të ndihmojë këtë zonë të banuar nga shqiptarët. Në mbledhjen me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama ka propozuar para deputeteve socialistë nismat ligjore parlamentare që do të bënin të mundur ndihmat financiare për ndërtimin e një materniteti dhe të dy shkollave në Luginën e Preshevës, ndërkohë që ka falënderuar preshevarët për pritjen vëllazërore më 28 janar. “Nuk ka kohë për të humbur dhe menjëherë ne duhet të vijmë me një lëvizje për të mundësuar një ndihmë të parë, krejt të mundshme, për bashkësinë shqiptare të Luginës së Preshevës. Të gjitha nënat e reja shqiptare të asaj zone duhet të ikin larg nga aty për të lindur fëmijët e tyre”, deklaroi Edi Rama para deputetëve socialistë në mbledhjen e së martës.
Ai u ka kërkuar deputetëve që në nismën ligjore në parlament të përfshihet edhe financimi për ndërtimin e dy shkollave në Preshevë. ”Edhe për shkollimin e fëmijëve nuk është ngritur ende asnjë shkollë e re në 20 vjetët e fundit. Le ta formulojmë sa më parë një nismë ligjore parlamentare dhe t’i vëmë këto financime në dispozicion të administratës vendore atje”, tha Rama. Kryetari i Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, ka ngarkuar kryetarin e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushatin, në përgatitjen e një pakete propozimesh për një strategji të përbashkët përshqiptaret në rajon.
Edi Rama vizitoi Luginën e Preshevës më 28 janar, ku në takim me banorë të asaj ane dhe pushtetarë vendorë të Preshevës dhe Bujanocit premtoi se grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të ndërmarrë nisma ligjore në parlament për akordimin e një ndihme financiare për ndërtimin e një materniteti dhe dy shkollave në Luginën e Preshevës. Shqipëria deri tani nuk ka akorduar financime në zonat shqiptare që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës, apo me ndërtimin e shkollave e spitaleve. Ndryshe ka ndodhur kur bëhet fjalë për komunat serbe në Kosovë. Qeveria e Shqipërisë në mars të vitit 2010 ka akorduar një grant prej 400 mijë euro për komunën me shumicë serbe të Graçanicës, fond i cili do të përdoret për përmirësimin e infrastrukturës në këtë komunë.
Ndihma prej 400 mijë euro për Komunën e Graçanicës është bërëpublike në fund të dhjetorit të vitit 2009 nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Në një takim me një delegacion të serbëve të Kosovës, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, SlobodanPetroviq, në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se shteti shqiptar ka ndarë një ndihmë prej 400 mijë eurosh për të ndihmuar Komunën e Graçanicës, ndërsa shprehu dëshirën e binjakëzimit të komunave serbe me komunat apo bashkitë e Shqipërisë.
Slobodan Petroviq shprehu vlerësim asokohe për gjestin, siç tha ai, simbolik të ndihmës që kaofruar Shqipëria për Graçanicëndhe pohoi se kjo nuk është njëndihmë vetëm për komunitetinserb, por është një ndihmë edhe për institucionet e Kosovës. Ndërkohë që Komuna e Graçanicës e ka mirëpritur ndihmën e dhënë nga Shqipëria, ndryshe ka vepruar kisha serbe. Gjatë vizitës së parë zyrtare në Kosovë si kryeministër i Shqipërisë në qershor të vitit 2006, Sali Berisha premtoi në Fushë-Kosovë ndihma financiare për Kishën ortodokse serbe të Shën Nikollës, të djegur në trazirat e vitit 2004. Kjo ndihmë është mirëpritur nga prifti serb Dragisha Jeremiq, por më pas është refuzuar nga hierarkia e lartë e kishës serbe. Ndërkohë ka financuar edhe ndërtimin e dy shkollave në Afganistan në kuadër të misionit ISAF, ku bën pjesë edhe vetë Shqipëria.


Shto koment