E hëna ditë zie shtetërore
13.02.2012 (komentet: 0)
Sipas vendimit të presidentes, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës, flamuri i Kosovës ulet në gjysmë shtize.
Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, pezullohen dhe shtyhen për një datë të mëvonshme.
Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që dita e hënë të shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës.
“Qeveria edhe njëherë u shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, dhe rithekson gjithë përkushtimin dhe vendosmërinë institucionale për ndihmë dhe shpëtim të qytetarëve, të rrezikuar nga gjendja e rëndë klimatike. Qeveria falënderon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjithë qytetarët për sakrificën që janë duke bërë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Restelicës”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së kryeministrit


Shto koment