Dështon dy herë tenderi për ndriçimin publik të Gjilani
06.02.2012 (komentet: 0)

GJILAN 5 SHKURT – Nuk gjenden mënyra, brenda një viti, për 2 projekte në Gjilan. Zyrtarë të Shërbimeve Publike, të Gjilanit, kanë bërë të ditur se kompania fituese, e cila kishte marrë përsipër rregullimin e ndriçimit publik në lagjen “Dardania 2”, është ‘’Termo –Montimi’’, nuk ishte treguar funksionale. Ndaj 2 herë dështon projekti për ndriçimin publik të Gjilanit.
Azem Mujku, shef i Shërbimeve Publike, i Gjilanit, thotë se ndriçimi në qendër të qytetit po përballet me disa defekte në kabllot nëntokësore, të cilat janë të vendosura, më 1970 e që ato nga atëherë nuk janë prekur nga dora e askujt. “Dëmtimet gjenden kryesisht në kabllot nëntokësore dhe se intervenimi i tërësishëm i këtyre pikave të dëmtuara mund të bëhet vetëm atëherë kur do të realizohet projekti tjetër: ai për asfaltimin rrugëve të qendrës së qytetit”.Ndërkohë Ramadan Ajvazi, anëtar i Komitetit të Shërbimeve Publike nga radhët e LDK-së, thotë se kompania e cila kishte fituar tenderin për rregullimin e ndriçimit publik, ka qenë një nga donatorët e fushatës parazgjedhore të PDK-së. “Kompania e përzgjedhur është e pëlqyera e PDK-së, sepse i kishte dhënë një shumë parash për financimin e fushatës elektorale”, thotë ai.
Por këtë e përgënjeshtron sekretari i PDK-së, Dega në Gjilan, Shefik Surdulli. Ai thekson se nuk është në dijeni që kjo kompani kishte dhënë donacione për financimin e PDK-së në zgjedhje. “Edhe nëse dota kishte bërë një gjë të tillë, nuk dotë binte në konflikt me ligjin, ngase është përzgjedhur si kompani, e cila i plotësonte kriteret për marrjen e tenderëve në fjalë, e jo si kompani e preferencave politike të PDK-së”. Ndryshe, Osman Misinaj, menaxher i firmës “Termo- Montimi”,thotë së 90% e ndriçimit të Gjilanitështë funksional dhe shton se nuk kemi të bëjmë aspak me dështime, por rrjeti i vjetër po e pamundëson mirëmbajtjen e tërësishme të ndriçimit, derisa mohon kategorikisht deklaratën e Ramadan Ajvazit nga LDK-ja, i cili thotë se kompania në fjalë ka ndihmuar PDK-në me donacione gjatë fushatës zgjedhore.
Duke iu përgjigjur akuzave të Ramadan Ajvazit, Azem Mujku i Shërbimeve Publike thotë se kemi të bëjmë me konstatime paushall dhe mosnjohje të problemeve nga Ajvazi. Ai njëherësh potencon se me realizimin e këtyre 2 projekteve të mëparshme është arritur që të kurseheshin 100 euro shpenzime të energjisë elektrike, duke instaluar ndriçim efikas në të gjitha pikat e ndriçimit publik. Mujku thotë se së shpejti do të miratohet në KK implementimi i projektit të fundit që katë bëjë me rikonstruktimin e rrjetit të ndriçimit publik në lagjen “Dardania 2”, i cili do të realizohet falë një donacioni të USAID-i prej 100 mijë eurosh. Ndërkohë nga Policia eKosovës, në Gjilan, thonë se për dallim nga vitet e mëparshme vjet numri i rasteve të vjedhjeve të raportuara ka shënuar rritje në 30%.Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së në Gjilan, nuk e mohon faktin se mungesa e ndriçimit publik mund të jetë shkas i shtimit të këtyre rasteve, ngase krijon mundësi për rritjen e numrit të vjedhjeve, gjë e cila shton pasiguri tek qytetarët e Gjilanit. (Koha Ditore)


Shto koment