Cooper mori përgjigjen: Vetëm si shtet i pavarur
15.02.2012 (komentet: 1)
Veç takimit me presidenten Atifete Jahjaga, këtë përgjigje përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, e ka marrë edhe në takimin që ai ka patur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale, kryeministri Thaci ka theksuar se Kosova duhet patjetër që të përfaqësohet si shtet sovran dhe i pavarur. “Çfarëdo zgjidhje në këtë çështje, e cila nuk e reflekton gjithashtu realitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të jetë e papranueshme”, ka thënë Thaci.
Kryeministri ka falënderuar ndërmjetësin e BE-së, Cooper për punën e tij në procesin e dialogut dhe ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme në kuadër të këtij procesi, e bindur se kjo i shërben normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe hap perspektivën e sigurt euro-atlantike. /Telegrafi/


Shto koment
Koment nga shefket maliqi | 15.02.2012
i lumt brravo