Vllasi: Fusnota e paqartë për shqiptarët e serbët
21.02.2012 (komentet: 0)
“Në palën kosovare ka mospajtim të përgjithshëm, thonë se kjo fsheh rezolutën që flet për protektoratin ndaj Kosovës dhe për Kosovën pa status, ndërsa ne tash katër vjet kemi Kosovën e pavarur që aty s’ka asnjë shpjegim. Nga ana tjetër pala serbe nuk do të pranojë që në fusnotë përveç rezolutës të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë e vitit 2008, meqë thonë se kjo do të thotë pranim i pavarësisë. E gjithë kjo flet se asnjëra apalë nuk ka shpjegim të qartë, kështu që mbetemi në pozicionet e barrikaduara”, i ka thënë KiM Radios Vllasi, raporton Koha.
Autoritetet thonë se Prishtina nuk ka kërkuar me shkrim nga anëtarët e BE-së të mos ia lejojnë kandidaturën Serbisë. “Këtë Prishtina nuk e ka kërkuar dhe, edhe po ta kishte kërkuar nuk ka forcë ta kontestojë statusin e kandidatit të Serbisë për anëtarësim në BE, meqë për këtë vendosin të tjerët”, është shprehur Vllasi.
Sipas fjalëve të Vllasit, çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës del nga dialogu teknik, meqë nga Prishtina kërkohet të pranojë kompromis me të cilin duhet të kontestohet e drejta e emrit të Kosovës. Ai konsideron se në këtë mënyrë dialogu zhytet në konfuzion që mund të shkaktojë zvarritje të dialogut, madje edhe të futet në fazë në të cilën gjërat mund të komplikohen më shumë, në vend se të zgjidhen.


Shto koment