Bruksel: Takohen ekspertët nga Kosova dhe Serbia
14.02.2012 (komentet: 0)
Sipas njoftimit, pala e Kosovës ka këmbëngulur, që zbatimi i marrëveshjes IBM të fillojë sa më parë dhe të jetë në frymën e standardeve më të mira të BE-së.
Përmes zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Kosova do ta përmbushë njërin prej obligimeve evropiane për afrim me BE-në, për liberalizim të vizave dhe për shtim të sigurisë dhe kontrollit kufitar.
Po ashtu, me zbatimin e marrëveshjes, do të lehtësohet qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave dhe do të ndikojë në luftimin e dukurive negative, siç janë kontrabanda dhe informaliteti, thuhet, pos tjerash, në njoftim.


Shto koment