Ambasadori britanik takoi drejtuesit e Vetëvendosjes
07.02.2012 (komentet: 0)
.
Në këtë takim u diskutua mbi situatën aktuale politike ku të dyja palët shtjelluan pikëpamjet e tyre, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes, përveç prezantimit të qëllimeve dhe projekteve të lëvizjes, shtjelluan edhe mundësitë e zgjidhjes së problemeve dhe rrugët për daljen nga kriza në të cilën gjendet Kosova.
Me theks të veçantë u diskutua mbi reformën e procesit zgjedhor, për çka përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje prezantuan në detaje pikëpamjet mbi këtë reformë


Shto koment