Aktakuzë për nëntë persona të dyshuar për krim të organizuar

27.01.2012 (komentet: 0)

Më 24 janar 2011, një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë ka konfirmuar aktakuzën kundër nëntë të pandehurve lidhur me kontrabandim të imigrantëve, ndërsa ka deklaruar se të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit të jenë të pranueshme.

Bekim Nikqi, Nysret Bici, Berat Bici, Agim Berisha, Azem Bytyqi, Mehdi Bllaca, Sefedin Bezeraj, Arben Preqi dhe Zenun Zejnullahu janë akuzuar nga prokurori vendës i Prokurorisë Speciale të Kosovës për krim të organizuar, në kundërshtim me nenin 274 paragrafi 2 në lidhje me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK)si dhe për kontrabandim me njerëz, në kundërshtim me nenin 138, paragrafi 6 në lidhje me nenin 23 të KPK.

Në njoftimin për media thuhet se ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë punuar së bashku si një grup me strukturë të organizuar dhe kanë qenë të përfshirë në kontrabandim të migrantëve nga Kosova për në shtete të ndryshme të Evropës.

Personat që donin të largoheshin nga Kosova është dashur të paguajnë prej 1500 deri 3000 euro, për të hyrë ilegalisht në një shtet evropian me pasaportë të falsifikuar.

Kthehu mbrapa

Shto koment