Demaçi: Hashim Thaçi, i pazëvendësueshëm
22.01.2012 (komentet: 0)
“Kjo çfarë kemi parë na dëmton edhe si shtet. Veprimet që po bën Vetëvendosja nuk përkojnë me demonstratat paqësore. Personalisht nuk pajtohem me kurrfarë dhune dhe jam kundër dhunës”, ka thënë Demaçi për RTV21.
Për protestën e 14 janarit, përgjegjësinë ai ia ka adresuar Lëvizjes, që sipas tij “ka zgjedhur rrugë jodemokratike për t’i zgjidhur problemet”.
“Fajtori kryesor në këtë mes është Vetëvendosje, e cila, për mendimin tim, ka hyrë në një bungajë pa kurrfarë nevoje”, ka thënë Demaçi, duke theksuar se është kundër protestave të paralajmëruara më 22 janar.
I pyetur nëse kanë kërkuar ndonjëherë anëtarët e Vetëvendosjes këshilla, Demaçi ka thënë se po ta pyesnin për ndonjë gjë, ky subjekt do t’i kishte punët më mirë.
“Ata mendojnë se aq sa dinë vetë, tjetërkush nuk dinë më shumë. Këtu është gabimi i tyre i madh. Prandaj, po ecin nga gabimi në gabim”.
Ai ka shtuar se Vetëvendosje nuk e ka shumë lehtë për ta rrëzuar Thaçin nga posti i kryeministrit.
“Hashimin nuk e kanë lehtë për ta shkarkuar ashtu si po mendon Vetëvendosja. Ma gjeni mua një lider që do ta zëvendësonte Hashimin?”, ka thënë Demaçi, sipas të cilit Thaçi është elastik dhe “di t’i përgjigjet çdo situate”.


Shto koment