Në Restelicë orteku i borës ka mbulu pesë shtëpi
11.02.2012 (komentet: 0)
E plotësuar -
Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut.
Burime të “Express” thonë se asnjëri prej tyre nuk është i gjallë.
Dje u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3, duke e quar në 10 numrin e personave që humbën jetën nga orteku.
Vetëm një fëmijë i shpëtojë kësaj tragjedie të rëndë dhe ajo është jashtë rrezikut për jetë
E plotësuar, 10.00 min.
Zyrtarisht deri në këtë moment , bilanci ni tragjedisë në fshatin Restelicë, e shkaktuar nga lëvizja e ortekut është 7 të vdekur, ndërsa një vajzë ëhsë nxjerrëe gjallë nga rrënojat e shtëpisë.
Ekipet speciale FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe fshatarët e Restelicës dhe fashtarave për rreth po punojnë pandërprerë në pastrimin e rrënojave për të gjetur tre e më shumë anëtarë të familjes, të cilët në momentin e fatkeqësisë ishin në shtëpi.
Sipas fjalëve të vendasve që në mënyrë active po morrin pjesë në heqjen e mbeturinave, shpresat e tyre se ka ende persona të gjallë jan të pakta, pasi që kan kaluar rreth 24 orë nga koha kur ka ndodhur fatëkeqësia.
E plotësuar, oo.45 mi.
Sipas informacioneve më të fundit, dhjete persona e kanë humbur jetën si pasojë e ortekut që shkaktoi tragjedi në fshatin Restelicë të Dragashit.
Nga ana tjetër, mjekët kanë konfirmuar se vajza që është nxjerrë e gjallë është me gjendje stabile shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
E plotësuar- 23.10
Sipas informacioneve më të fundit, shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e ortekut që shkaktoi tragjedi në fshatin Restelicë të Dragashit.
Konfirmimin se shtatë persona janë nxjerrë pa shenja jete e ka bërë edhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.
Nga ana tjetër, mjekët kanë konfirmuar se fëmija që është nxjerrë i gjallë është me gjendje stabile shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, njësitë e kërkim-shpëtimit janë në kërkim edhe të tre personave të tjerë, të cilët thuhet t’i ketë bartur orteku pas shkatërrimit të shtëpisë ku kanë qëndrua
(E plotësuar)
Njësia e zjarrfikësve në fshatin Restelicë ka konfirmuar për RTK-në se janë gjetur edhe dy kufoma.
Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë femërore, njëra fëmijë dhe një tjetër e moshës madhore. Dukagjini njofton se fëmija i vdekur është i moshës katërvjeçare.
Me këtë numri i viktimave nga tragjedia në këtë fshat shkon në pesë.
(E plotësuar)
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota para pak çastesh njoftoi se në Restelicë është gjetur edhe viktima e tretë e ortekut që ka mbuluar dy shtëpi të banuara me 11 anëtarë.
Mujota, i cili ka mbërritur në Restelicë, nga vendi i ngjarjes i tha RTK-së se është gjetur edhe personi i tretë i vdekur, pa saktësuar identitetin e tij, por njëkohësisht tha se nga brendia e dy shtëpive është paraqitur një person me telefon mobil dhe ka njoftuar se aty ka të gjallë. Llogaritet se edhe tetë persona janë të ngujuar në këto dy objekte banimi.

(E plotësuar)
Dy nga viktimat janë konfirmuar edhe zyrtarisht nga zëvendësministri i FSK-së, Shemsi Veseli, si pasojë e ortekut të madh të borës.
Ai ka thënë se tashme dihet për vdekjen e një mashkulli, N.Reka, i lindur më 1958 dhe i një femre, emri i të cilës nuk ka mundur të konfirmohet.
Koha raporton duke i thirrë në burime se numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë.
----------------------
(E plotësuar)
Siç njoftojnë zyrtarë policor për Kosovapress, tri shtëpi në këtë fshatë janë mbuluar nga orteku i borës, ndërsa dyshohet se dy persona janë nxjerr pa shenja jeta, kurse dyshohet se brenda shtëpive gjenden edhe 9 antëre të familjeve.
------
Në Restelicë te Dragashit, orteku borës ka kmbulu pesë shtëpi , dyshohet r se ka viktima në njerz sepse orteqet e bores janë të mëdha, shtëpitë ishin të banuara dhe nuk dihet per fatin e tyre. Dyshohet se ka viktima janë njoftimet fillestare nga terreni nderkohe ka fillu operacionit i shpëtimit.
/info-ks/


Shto koment