Vuçiniq ishte arrestuar duke rregulluar dokumentet e Kosovës

27.01.2012 (komentet: 0)

Radisha Vuçiniq, serbi nga fshati Zupç në komunën e Zubin-Potokut, i cili u arrestua dje nga policia e EULEX-it,, në bashkëpunim me atë të Kosovës, dhe i akuzuar për vrasjen e Enver Zymberit më 26 korrik, është liruar sonte, i deklaroi agjencisë Tanjug avokati Zeqir Maxhuni.

 Ai tregoi se gjyqtari ndërkombëtar i EULEX-it ka refuzuar kërkesën e prokurorit publik de ka liruar Vuçiniqin, i cili ishte i dyshuar për gjashtë vepra penale lidhur me vrasjen e Enver Zymberit. Sipas gjyqtares së EULEX-it ai është liruar pasi nuk kanë ekzistuar dëshmi për asnjërën prej gjashtë veprave penale për të cilat ishte akuzuar Vuçiniq, e për të cilat i kanosej dënimi me burg deri në 40 vjet. Marrja në pyetje e të dyshuarit është kryer në Gjykatën Supreme të Kosovës, kurse veprat për të cilat dyshohej ishin vrasja, tentim-vrasja, sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, armëmbajtja pa leje. 

Sipas avokatit, është dëshmuar se Vuçiniqi nuk ka qenë pjesëmarrës i asnjë prej incidenteve kur është vrarë pjesëtari i ROSU dhe Heroi i Kosovës, Besim Zymberi.  

Vuçiniqi u arrestua dje në fshatin  banuar me shqiptar, Çabër, në momentin kur kishte shkuar që në zyrën e atjeshme të rregullojë dokumentet e Kosovës.

Në fletarrestim e Interpolit, të dyshuar për vrasjen e Zymberit janë Sllobodan Vuçiniq (vëllai i të liruarit Radisha Vuçiniq), Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Millovan Vlashkoviq, Dushan Jovanoviq dhe Radomir Kasalloviq. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment