TRAGJEDI NË FAMILJEN BERISHA, TRE TË VDEKUR
09.02.2012 (komentet: 1)
Tre persona të familjes Berisha nga Vasileva e Drenasit kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë ku jetonin.
Ndërsa dy fëmijë të kësaj familjeje, janë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e djegieve të lehta që kanë pësuar, jeta e të cilëve nuk është në rrezik.
Togeri i Policisë së Kosovës në Drenas, Femhmi Hoti ka konfirmuar për Kosovapress vdekjen e tre personave. Emrat e viktimave të familjes Berisha janë të njohur për redaksinë e Kosovapress-it.
Zyrtarë të QKUK-së kanë njoftuar për Kosovapress, se jeta e dy fëmijëve nuk është në rrezik. Fëmijët kanë pësuar vetëm djegie të lehta trupore.
Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, ndërsa dyshohet se shkaktar i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi.


Shto koment
Koment nga Faton Rrustemi | 10.02.2012
Ngushëllime familjes, por shkaktar i tërë kësaj tragjedie është mungesa e rrymës, e cila këto ditë ka tejkaluar gjithqka.